AISHJA (r.a.)
Nëna e pashoqe e besimtarëve
Titulli origjinal: Mü'minlerin En Mümtaz Annesi Hazreti Âişe
Reshit Hajllamaz
Ky libër portretizon një nga personalitetet më domethënëse të historisë së Islamit. Duke pasur parasysh keqkuptimet dhe akuzat e pabaza në lidhje me të, Aishja e nderuar (r.a.) do kuptuar drejtë, deri në imtësitë më të vogla. Më shumë se çdo bashkëshorte tjetër e Profetit. Kjo biografi e R. Hajllamazit, një njohës shumë i mirë i historisë së periudhës së Kohës së Lumturisë dhe i jetëshkrimit të Profetit dhe sahabëve të Tij, e pasqyron jetën e saj në aspekte të ndryshme, sipas transmetimeve më të besueshme. Veç pasqyrimit të disa fragmenteve më domethënëse nga jeta e saj, sqaron rolin e saj kritik në themelimin e shkollës islame, me referencë të veçantë në rolin e saj në rrëfimin e çështjeve private që kanë të bëjnë me gratë dhe marrëdhëniet martesore në përgjithësi, ashtu si edhe në ruajtjen e thënieve autentike të Profetit, një pjesë të të cilave ne i njohim falë ruajtjes së tyre të parë prej saj. Veç këtyre, meqenëse ndjeshmëria e saj në praktikimin e fesë është e lidhur me një varietet të pasur shembujsh, shumë çështje të debatuara si, mosha e saj, kur u martua, si dhe qëndrimi ndaj Aliut të nderuar, janë marrë në shqyrtim në kapituj të veçantë. Si nënë e pashoqe e të gjithë besimtarëve, ajo ka merituar përherë njohjen, respektimin dhe ndjekjen shembull përgjatë gjithë jetës.
