BAZAT E KUMTIMIT
Titulli origjinal: İrşad Ekseni
M. Fethullah Gülen
"Le të jetë prej jush një grup njerëzish që ftojnë në të mirë, urdhërojnë për mirësi dhe ndalojnë nga e keqja. Pikërisht këta janë të shpëtuarit." (Kurani, Ali Imran 3/10) Ky ajet kuranor u ngarkon besimtarëve një detyrë dhe një përgjegjësi të madhe. Kjo përgjegjësi konsiston në faktin që vlerat e mira dhe të këqija – të cilat janë përcaktuar nga vetë Krijuesi apo përmes shpalljes së Tij ndaj profetëve – t'u shpjegohen patjetër njerëzve. Kjo detyrë është puna më e nderuar dhe më me vlerë mbi faqen e tokës. Sikur të kishte një mision më të çmuar se ky, Allahu do t'i ngarkonte profetët e Tij të zgjedhur me atë mision. Libri "Bazat e Kumtimit" trajton parimin e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, i cili konsiderohet si pjesa sanksionuese e Islamit. Autori e sjell këtë temë përmes analizave origjinale, interpretimeve të thella dhe shembujve të pasur të marrë direkt nga periudha e profetit (Epoka e Lumturisë). Vepra tërheq vëmendjen në faktin se kumtimi dhe udhëzimi (irshadi) duhet të jenë mbi grupet, klikat dhe veçanërisht mbi politikën. Ai duhet të shtrihet në një përmasë aq të gjerë sa të përfshijë çdo njeri. Përmes kësaj perspective, libri skicon qartë analizën e kumtimit, metodat e parimet e tij, si dhe portretin shpirtëror që duhet të zotërojë një njeri i kushtuar pas këtij misioni.
