risaleinur.al

NGA FARA TE LISI

Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër

Titulli origjinal: Çekirdekten Çınara

M. Fethullah Gülen

Fëmija nuk duhet të ketë frikë nga shkopi, kërcënimi apo dënimi — nëse do të ketë frikë nga diçka, duhet të jetë frika se mos humbë dashurinë e prindërve të vet. Nëse i mjafton dhe e vë në ekuilibër vetëm shikimi i vrenjtur i babait apo shikimi i nxehtë e i mjegulluar i nënës si sanksioni më i madh — kjo mjafton dhe tepron, mendoj unë. Por është shumë e rëndësishme që fëmija të ketë besim tek ju, të besojë se ju i ndani dhimbjet dhe hidhërimet e tij. Është e dobishme që fëmijët të trajtohen sipas moshës, nivelit, njohurive dhe kulturës së tyre, duke marrë parasysh mjedisin në të cilin rriten. Nëse fëmija është pesë vjeç, njohuritë fetare që do t'i japim atij duhet të zbatohen ndryshe, ashtu siç ndjekim metoda të ndryshme edhe në ushqyerje. Kur ai mbush shtatë vjeç, njohuria që do t'i japim është ndryshe; kur mbush dhjetë vjeç, do të jetë sërish tjetër. Por ka një çështje të rëndësishme: gjithçka që do t'i mësojmë, duhet t'i përkasë në njëfarë mënyre periudhës që vjen menjëherë pas moshës aktuale të fëmijës; sepse ai gjithsesi do ta shohë, dëgjojë dhe përjetojë vetë kohën në të cilën jeton. Nga ky këndvështrim, ajo çka i jep mjedisi ekzistues apo çka mëson nga mësuesi mund të konsiderohet e mjaftueshme. Prandaj, niveli që ne do t'i japim në emër të edukimit, duhet t'i përkasë jetës që ai do të jetojë më vonë.

Kapitujt

  1. 01HyrjeHap
  2. 02MartesaHap
  3. 03FamiljaHap
  4. 04Delikatesa në edukimHap
  5. 05Edukimi fetar i fëmijësHap
  6. 06Si duhet treguarHap
  7. 07Dimensionet e edukimitHap
  8. 08Pasthënie me fragmente të zgjedhura nga “Kriteret ose Dritat e Rrugës”Hap