LETRAT
Titulli origjinal: Mektubat
Bediüzzaman Said Nursi · Përktheu Jusuf Salkurti
LETRA E NËNTË
بِاسْمِهِ وَإِنْ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ
“Me Emrin e Tij, të Cilit i takon lavdërimi! “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”1
[Përsëri pjesë e një Letre që ai ia dërgoi të njëjtit student të tij të sinqertë.]
Së dyti: Suksesi juaj, përpjekja dhe zelli në përhapjen e dritave të
Hyjnor. Unë ju përgëzoj. Meqenëse ne kemi ardhur tek diskutimi i kerametit, dhuratës dhe favorit, unë do kerametit dhe dhuratës. Ai është si kjo: Në qoftë se dikush që nderohet me keramet, manifeston me dijeni një çështje të jashtëzakonshme dhe nefsi i tij urdhërues për të liga është këmbëngulës, atëherë në lidhje me të duke u mbështetur mbi vetveten dhe mbi nefsin e tij dhe në atë çfarë ai ka zbuluar dhe mundësia e rënies së tij në krenari, ndoshta mund të ndodhë që Zoti i Gjithëfuqishëm është duke e tërhequr atë (duke e shkëputur nga e vërteta), pasi së pari i pat dhënë sukses. Në qoftë se ai, pa dijeni, shfaq një akt të jashtëzakonshëm, si për shembull, një person ka një pyetje të pashprehur, të pathënë, dhe në mënyrë të pavullnetshme, ai jep një përgjigje të saktë, dhe pastaj e kupton, kjo i shton besimin e tij , jo në vetvete, por në krijuesin e tij, duke thënë: Dhe kjo i shton mbështetjen e tij tek Zoti xh.sh.. Ky është një lloj i padëmshëm kerameti. Personi nuk është i detyruar ta fshehë atë, por ai nuk duhet ta shfaqë atë qëllimisht, me dashje, për shkak të krenarisë, sepse meqenëse, në dukje, fuqia e njeriut për të vepruar ka ndonjë lidhje me Dashuria e pasionuar është një lloj i zjarrtë dashurie. Kur orientohet drejt objekteve të përkohshme, ajo ose i shkakton pronarit të saj torturë
Së katërti: Ndryshimi midis “Islamit” dhe “Imanit” ka qenëçështje diskutimi midis dijetarëve islamë. Një grup ka thënë se ato “të dyja janë të njëjta” ndërsa një grup tjetër ka thënë s e “ato të dyja nuk janë e njëjta, veçse ama nuk mund të jetë njëra pa tjetrën.” Ata kanë shprehur mendime të ndryshme të ngjashme me këtë. Unë vetë kam kuptuar ndryshimin e mëposhtëm: Islami është një preferim, një obligim, ndërsa imani është bindje. Për ta shprehur në një mënyrë tjetër, Islami është të marrësh pjesën e së vërtetës dhe është nënshtrim e bindje ndaj saj, ndërsa imani është pranimi dhe miratimi i së vërtetës. Para shumë kohësh unë pata parë disa njerëz të pafe të cilët me zjarr e pasion mbështesnin urdhëresat e Kur‟anit. Domethënë, njerëz të tillë, në një aspekt duke marrë pjesën e së vërtetës shfaqeshin si muslimanë, dhe u quajtën “muslimanë jofetarë”. Pastaj më vonë unë pashë disa besimtarë të cilët nuk shfaqën asnjë mbështetje për urdhëresat e Kur‟anit, ata nuk morrën pjesë nga ato dhe nuk i zbatuan, dhe kështu ata reflektuan emrin “Besimtarë jomuslimanë”.
A mundet Imani pa Islam të jetë mjet shpëtimi në Ditën e Kijametit?
Ashtu si Islami pa Iman që nuk mund të jetë mjet shpëtimi, po ashtu, as Imani pa Islam nuk mud të jetë mjet shpëtimi. I gjithë lavdërimi dhe mirësia i përkasin All-llahut xh.sh., nëpërmjet shkëlqimit shpirtëror të mrekullisë së Kur‟anit, krahasimet e Risale-i Nurit kanë demonstruar frutat dhe rezultatet e fesë Islame dhe të të vërtetave Kur‟anore në një mënyrë të tillë, sa që në qoftë se do t‟i kuptonte ato, madje edhe një njeri i pafe, ai nuk mund të mos ishte përkrahës i tyre dhe solidar me to. Dhe këto Resa-il –Mesazhe drite–kanë shfaqur dëshmi e prova të imanit dhe të Islamit në një mënyrë të tillë të fuqishme sa që në qoftë se madje një jomusliman do t‟i kuptonte, padyshim ai do t‟i besonte ato. Megjithëse do të mbetej një jomusliman, ai do „i besonte ato.Po, “Fjalët” i shfaqin frutat e imanit dhe të Islamit se janë të ëmbëla dhe të këndshme si frutat e pemës Tuba të Parajsës; ato i shfaqin rezultatet e tyre të jenë të kënaqshme dhe të këndshme si kënaqësitë e lumturisë në këtë botë dhe në tjetrën. Prandaj ato zgjojnë tek ata të cilët i shohin dhe i njohin, një ndjenjë anshmërie (hatri), mbështetjeje dhe nënshtrimi të plotë. Ato kanë demonstruar prova aq të fuqishme për Imanin dhe Islamin si zinxhirët e qënieve, dhe aq të shumta sa grimcat e vockëla, sa që ato japin bindje të pakufishme dhe fuqi besimi.Madje në disa raste recitoja thënien e Shehadetit, duke dëshmuarbesimin, në virdet e Shejh Nakshibendit dhe duke thënë:
عَلَى ذَٰلِكَ نَحْيَا وَعَلَيْهِ نَمُوتُ وَعَلَيْهِ نُبْعَثُ غَدًا
“Në përputhje me të ne
jetojmë, sipas saj ne do të vdesim dhe në përputhje me të ne do të ringjallemi nesër”, Kur unë them: وَآمَنَّا بِمَا أَرْسَلْتَ مِنْ رَسُولٍ وَآمَنَّا بِمَا أَنْزَلْتَ مِنْ كِتَابٍ وَصَدَّقْنَا Ne kemi besuar në atë që Ti ke dërguar nëpërmjet Profetit dhe ne besojmë në atë që Ti ke shpallur nëpërmjet Librit, dhe ne e pranojmë atë”, unë ndiej një forcë të pafundme besimi. Unë mendoj se e kundërta e të gjitha të vërtetave të besimit është e pamundur me arsye dhe, i shoh njerëzit e çudhëzimit të jenë pafundësisht të çmendur e të rrjedhur. Unë u dërgoj shumë përshëndetje prindërve të tu dhe u përcjell atyre respektin tim. Dhe shpresoj prej atyre të dyve një dua për mua. Ata janë si nëna ime dhe babai im, meqenëse ti je vëllai im. Dhe unë u çoj përshëndetje njerëzve të fshatit tuaj dhe veçanërisht atyre të cilët të dëgjojnë ty duke lexuar “Fjalët”.
الْبَاقِي هُوَ الْبَاقِي
I Qëndrueshmi i Vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm!
Said Nursi
* * *