40 HADITHE NGA EN-NAVEVIU
Titulli origjinal: Al-Arbaʿūn al-Nawawiyyah
Imam En-Neveviu
HADITH 19
Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: "Nje dite kam qene pas te derguarit te All-llahut, sal-lallllahu alejhi ue sel-lem, dhe me tha:
' O djalosh, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend All-llahun, All-llahu do te te ruaje ty. Kije nder mend All-llahun, All-llahun do ta gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko prej All-llahut. Nese kerkon ndihme, kerko prej All-llahut. Dije, sikur tere populli te tubohejqe te te ndihmoje ne dic, nuk do te te ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar All-llahu. E nese do te tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate cka All-llahu tash me te ka caktuar. Jane ngriturlart pendat dhe jane thare faqet ( d.m.th. cdo gje eshte caktuar dhe mbaruar )
( Tirmidhiu, i cili thote: hadith hasen sahih )
Ne trasmetimet e tjera, pervec te Tirmidhiut, qendron:
" Kije ndermend All-llahun, do ta gjesh para vetes. Njihe All-llahun ( kur je ) ne bollek, All-llahu do te njeh ty ne veshtiresi. Dhe dije, ajo qe nuk te ka goditur, as qe ka mundur te te godase, kurse ajo qe te ka goditur, nuk ka mundur te mos te godase. Dije se verte ndihma eshte me durim, gezimi me deshperim, kurse ne cdo veshtiresi ka lehtesi."