40 HADITHE NGA EN-NAVEVIU

Titulli origjinal: Al-Arbaʿūn al-Nawawiyyah

Imam En-Neveviu

HADITH 6

Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: " E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sallall-lahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

' Vertet e lejuara ( hallalli ) eshte e qarte, por edhe e ndaluara ( harami ) eshte e qarte. Ndermjet tyre jane gjerat e dyshimta, te cilat shume njerez nuk i dine. Kush mbrohet nga gjerat e dyshimta, e ka siguruar ne pikepamje te besimit dhe te nderit, ndersa kush bie ne gjerat e dyshimta, ka rene ne te ndaluaren, ngjashem sikurse bariu i cili e ruan kopene rreth vendit ( kullotes ) te ndaluar, ne cast kopeja mund t'i ike dhe te kullose ne te. Cdo sundues e ka vendin ( kulloten ) per te tjeret te ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut jane ndalesat ( haramet ) e Tij. A nuk eshte ne trup nje organ, kurse ai eshte mire ( i shendoshe ) - i shendoshe eshte tere trupi, kur prishet, prishet tere trupi. E ajo eshte zemra!' "