40 HADITHE NGA EN-NAVEVIU

Titulli origjinal: Al-Arbaʿūn al-Nawawiyyah

Imam En-Neveviu

HADITH 24

Nga Ebu Dharr al-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i eshte trasmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madherishmi, i cili ka thene:

" O robet e Mi! Une ia kam ndaluar dhunen Vetes dhe e kam ndaluar edhe nder ju, prandaj mos i beni dhune njeri-tjetrit.

O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te lajthuar, pervec atij qe e perudhi Une, prandaj kerkoni udhezim nga Une, do t'iu perudhe.

O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te uritur, pervec atij qe e ushqej Une, prandaj kerkoni t'iu ushqej, do t'iu ushqej.

O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te zhveshur, pervec atij qe e veshi Une, prandaj kerkoni veshje nga Une, do t'iu vesh.

O robet e Mi! Vertet ju gaboni naten dhe diten, kurse Une i fal te gjitha mekatet, prandaj, kerkoninga une falje, do t'iu fal.

O robet e Mi! Ju kurre nuk mund te arrini te ajo, me cka Mua dem do te Me shkaktonit qe te Me demtonit, as qe ndonjehere do te arrini tek ajo qe Mua dobi do te me sjelle, qe te Me kontribuonit.

O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerzit nga judhe xhinet nga ju te ishin te devotshemsikur zemra me e devotshme e njerit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim ne asgje.

O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerezit nga ju dhe xhinet nga ju te ishin te prishur si zemra me e prishur e njerit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim ne asgje.

O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerzit nga ju dhe xhinet nga ju te ngriheshi (qendroni) ne nje vend dhe deshirat dhe lutjet Mua te m'i drejtoni, dhe Une t'i pergjigjesha lutjes se cdonjerit, kjo nuk do ta mungonte ate qe kam Une as aq sa qe e mungon gjilpera kur ngulet ne det.

O robet e Mi! Cdo gje varet nga veprat tuaja, te cilat tek Une jane te ruajturadhe te llogaritura, kurse per te cilatUne juve do t'i shperblej. Kush gjen mire, le ta falenderoje All-llahun, kurse kush gjen te kunderten, mos ta fajsoje askend pervec veten. "

(Muslimi)