40 HADITHE NGA EN-NAVEVIU
Titulli origjinal: Al-Arbaʿūn al-Nawawiyyah
Imam En-Neveviu
HADITH 38
Nga Ebu Hurejra, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:
"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:
'Me te vertete All-llahu I madheruar ka thene: 'Kush do te tregoje armiqesi ndaj mikut ( veliut ) Tim, Une do t'I shpall lufte. Me asgje robi Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me çka Une e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me vepra fakultative ( nafile ) deri sa nuk e simpatizoj ( dua ). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotron, dhe te degjuarit e tij me te cilin degjon eshte vetem per Mua; te pamurit e tij me te cilin sheh eshte vetem per Mua; dora e tij me te cilen kap, ponon vetem per Mua; kemba e tij me te cilen ec, ec vetem per Mua. I ketilli nese me kerkon diç, do t'ia jap, e nese kerkon mbrojtje nga Une, do ta mbroj ate'."
( Buhariu )