DËSHMIA E TRADITËS NË EPOKËN MODERNE
Studim i Lëvizjes Gylen
Titulli origjinal: Geleneğin Modern Çağa Tanıklığı — Gülen Hareketinin Analizi
Mehmet Enes Ergene
M.FETHULLAH GYLEN DHE MISONI I TIJ
THEMELET KULTURORE TË TOLERANCËS DHE DIALOGUT
Meqenëse shtetet moderne janë të ndërtuara mbi bazën e shoqërive të urbanizuara, edhe problemet që i përkasin njerëzimit, shoqërisë dhe vlerave demokratike janë komplekse dhe të shumëllojshme. Të gjitha veprimet tona, qofshin politike, ekonomike, sociale apo kulturore, kanë si synim e vetëm përfitimin. Mendjet tona nuk mund të veprojnë deri në lodhje pa pritur shpërblim, domethënë nuk mund të japin pa marrë gjë në këmbim. Ne jemi në prag të një epoke në të cilën “shërbimi ndaj njerëzimit” po përballet me zhdukjen. Ky është një proces krejtësisht mekanik i një bote dixhitale, ku të gjitha cilësitë njerëzore po shkojnë drejt asgjësimit. Kjo përbën rënie nga piedestali për specien njerëzore. Qeniet njerëzore janë duke u shndërruar në mjet për arritjen e komoditetit apo në plaçkë tregu, në një kohë kur dikur konsideroheshin si themeluesit e parimeve të universit. Problemet me botën moderne janë pikërisht të qenieve njerëzore. Për t’iu kundërvënë kësaj tendence, njerëzit po drejtohen kudo drejt botës shpirtërore, kësaj kolone hyjnore e cila do t’i risjellë në kujtesë njerëzimit vlerat e veta të vërteta.
Disa modele politike pretendojnë se institucioni i një demokracie multikulturore, gjithëpërfshirëse dhe pluraliste, do t’i zgjidhë të gjitha problemet sociale. Sipas këtyre teorive, që të gjitha problemet burojnë nga mungesa e një sistemi të tillë dhe nga papërshtatshmëria e demokracive dhe e sistemeve ligjore të cilat janë të përjashtuara prej gjithëpërfshirjes dhe cilësive pluraliste. Argumenti që disa njerëz japin për t’i vërtetuar këto lloj tezash, është se të tilla papërshtatshmëri, shpien në konflikte. Sipas tyre ato vijnë në format e kërkesave dhe pretendimeve mbi baza etnike, kulturore, komunitare, politike apo ideologjike. Sapo të vendosen të drejtat dhe institucionet demokratike dhe sapo këto institucione të fillojnë t’u shërbejnë që të gjithë qytetarëve, njerëzit nuk do të merren më me grupime etnike, komunitare, kulturore apo të ngjashme me to. Nga ana tjetër, disa njerëz i konsiderojnë të tilla probleme si çështje anësore, thjesht një çmim që duhet paguar për modernizimin. Sipas kësaj pikëpamjeje, problemi i vërtetë qëndron se disa njerëz e konsiderojnë veten të lënë mënjanë nga ky proces modernizimi. Kur këta persona arrijnë një nivel të veçantë zhvillimi dhe progresi ekonomik, punët nisin të funksionojnë siç duhet dhe ata do të pushojnë së qenuri problematikë si dhe do të mund të integrohen në përputhje me normat e shoqërisë. Dikur njerëzit e përvetësonin konceptin e “tolerancës dhe të respektit reciprok” duke ia bashkangjitur këtë atij të demokracisë, duke bërë kështu që këto parime të udhëhiqnin marrëdhëniet e tyre personale dhe publike. Me anë të këtij veprimi pretendohej që problemet sociale do të davariteshin. Megjithatë realiteti dëshmoi që edhe pas vendosjes së kësaj lloj demokracie, kontradiktat mbi baza fetare, etnike apo kulturore vijuan të ishin burim konflikti.
Aktualisht ekzistojnë 192 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ndoshta 20 të tjera jashtë ombrellës së OKB-së. Në botë ekzistojnë sot më tepër se 600 grupe gjuhësore dhe më tepër se 5000 grupe të ndryshme etnike. Në shumë pak vende, qytetarët flasin të gjithë të njëjtën gjuhë apo i përkasin të njëjtit grupim etniko-nacional. Një shumëllojshmëri e tillë politike, sociale, kulturore, ushtarake dhe fetare përbën një rrezik potencial konflikti të përmasave ndërkombëtare. Ky potencial i bën shpesh sipërmarrjet demokratike, të pasigurta dhe të debatueshme. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, konfliktet mbi baza etnike dhe kulturore janë shndërruar në vatrën qendrore gjeneruese të dhunës politike.
Të tilla probleme kërcënojnë të ardhmen e të gjithë popujve në mbarë botën. Ndaj është e nevojshme të rindërtohen themelet kulturore të tolerancës, mirëkuptimit dhe të dialogut brenda një sistemi më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës, i cili do të ngrihet mbi të gjitha praktikat ekzistuese demokratike. Natyrisht, nuk ekziston një zgjidhje e thjeshtë dhe as një formulë e vetme për të kuruar sëmundjet globale. Askush të mos ketë një bindje të tillë. Shumë sugjerime mund të jenë të dobishme në rrethana specifike, por ato vështirë se mund të jenë të zbatueshme vazhdimisht në dimensione universale. Nëse heqim dorë nga paragjykimet për të tjerët dhe marrim në konsideratë eksperiencat e ndryshme, ne mund të pikasim se lëvizjet lokale mund të përmbajnë zgjidhje të mundshme për probleme të caktuara universale.
Ideologjia e modernizimit ofroi një model njerëzor i cili prirej më tepër me “individin” sesa me njerëzimin. Njeriu modern, sipas kësaj ideologjie, jetonte në një cep, i vetëm dhe i interesuar vetëm për problemet që kanë lidhje me vetë atë. Kjo ideologji e barazoi progresin me fitimin dhe arritjen e limiteve të pasurisë dhe të mirëqenies. Në një pjesë të kufizuar të botës, ky model hodhi rrënjë. Por njerëzit shumë shpejt vërejtën se edhe pse kishin arritur nivele të papara të pasurisë dhe të mirëqenies, problemet e tyre politike, ekonomike dhe socialkulturore vijuan të ekzistojnë. E ndërsa pasuria materiale rritej, në të njëjtin model bjerrej edhe varfëria shpirtërore. Njerëzimi arriti një fazë kur nisën të bashkekzistojnë vetëm pakënaqësitë materiale dhe shpirtërore. Njerëzit, masat dhe bashkësitë ngritën pikëpyetje të mëdha mbi sistemin në të cilin jetonin, duke formuar grupime kundërshtuese dhe organizata të mëdha opozitare.
Në momentet historike të transformimeve sociale, ekonomike dhe politike, elementin njerëzor e vërejmë në pararojë. Ekzistenca njerëzore në tokë dhe mënyra jonë e arritjes së objektivave janë edhe njëherë në pikëpyetje. Të njëjtat çështje që trazonin mendjen e filozofëve të dikurshëm natyralistë, ziejnë edhe në mendjen e filozofëve të sotëm. Ne vërejmë gjithashtu se një jetë e mbushur me besim dhe praktika fetare është në ngritje nëpër gjithë botën. Pas aventurës së njerëzimit me modernizimin dhe pas çmimit të paguar në të gjithë sektorët e shoqërisë njerëzore si në aspektin kulturor, social, ekonomik ashtu edhe në atë politik, njerëzimi i është drejtuar edhe njëherë hyjnores për të kërkuar në lidhje me çështjet e pazgjidhura. Mesa duket, përgjigjet më të gjera dhe më të kënaqshme në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me ekzistencën, duhet të frymëzohen nga koncepti i “njeriut të virtytshëm”, i cili u konturua në librat e feve hyjnore në forma të ndryshme.
Prandaj edhe ekziston një nevojë për një përpjekjeje të vazhdueshme për të rijetuar vlerat e vërteta të individëve të virtytshëm. Qëllimi i kësaj përpjekjeve duhet të jetë asgjë më tepër sesa risjellja në jetë e njeriut të popullit, domethënë “njeriut të traditave”, të vetësakrifikimit, të pajisur me botë të gjerë shpirtërore. Ky është një apel për një brez i cili ia kushtoi jetën e vet shërbimit ndaj të tjerëve. Siç thotë një thënie e vjetër turke: “Shërbeji njerëzimit për kënaqësinë e Krijuesit”.Pa pasur
në mendje dhe ndërgjegje nj shpirt të tillë devocioni, truri bashkëkohor nuk mund ta perceptojë dot këtë lloj mënyre jetese. Individët, të cilët zotërojnë një shpirt të tillë, kanë luajtur role kyçe në themelimin e qytetërimeve, perandorive dhe shteteve të mëparshme. Në kohën tonë ekzistojnë shumë sociologë dhe studiues të cilët përpiqen të sjellin në ekzistencë një model të tillë njeriu. Në fakt, qytetërimi modern është tmerrësisht i etur për të tillë shpirtra vetësakrifikues të cilët ia përkushtojnë veten bashkësisë, por edhe për lëvizje të pastra që kanë në themel dialogun dhe konsensusin.
Misioni i lëvizjes Gylen ka një rëndësi të madhe në këtë aspekt. Krahas projeksionit historik dhe social të përmendur në këtë kapitull, ne duhet të përfshijmë gjithashtu edhe personazhin karizmatik të vetë Gylenit, si një faktor kyç që sjell për pasojë kushtimin e një vëmendjeje të veçantë ndaj kësaj lloj lëvizjeje. Edhe pse nuk kam ndërmend të bëj një analizë të karakterit të tij në këtë studim, mendoj se është thelbësore të hedhim një sy shkurtimisht mbi biografinë e Gylenit.
KUSH ËSHTË M. FETHULLAH GYLEN?
Gyleni lindi në vitin 1941 në një familje tradicionale me 5 djem dhe 2 vajza në komunën Pasinler të Erzurumit. Babai i tij, Ramiz Efendi, ishte një imam i punësuar nga shteti i cili kreu misionin e tij në rajone të ndryshme. Erzurum shtrihet në verilindje të Turqisë dhe është nga pikëpamja social-kulturore një rajon shumë konservator. Ai është një qytet që për shekuj me radhë ka pasqyruar vlerat bazë fetare dhe kombëtare në strukturën e vet shoqërore.
Gyleni e kaloi fëmijërinë në një atmosferë urdhrash tradicionalë të dervishëve dhe nëpër mjedise shkollash fetare (medrese), të cilat promovonin dhe artikulonin vlera konservative. Ai kishte një kuriozitet të përhershëm dhe një dashuri të madhe për dijen. Qyteti i tij i vogël e kishte të pamundur të kënaqte dëshirat e tij intelektuale. Që në moshë të re ai e orientoi mendjen dhe vëmendjen drejt ngjarjeve kulturore politike dhe sociale të botës së jashtme. Gyleni kujton që gjatë viteve të tij të para në medrese, herë pas herë përqendrohej tek probleme sociale. Kur u rrit, nisi të zbulonte botën e artit dhe atë të aktiviteteve intelektuale të botës së tij të afërt sociale. Ai e kreu shkollimin në medrese brenda një kohe të shkurtër por nuk pati mundësi të merrte një shkollim zyrtar.
Ato ishin vitet kur Republika Turke sapo e kishte humbur themeluesin e saj dhe asaj i duhej ende punë të ndërtonte themelet e shtetit dhe institucionet e tij. Që nga periudha e Reformave të Tanzimatit, vendi kishte qenë dhe ende vazhdonte të ishte dëshmitar i shumë problemeve politike, ekonomike dhe social-kulturore. Intelektualët e vendit përjetuan një rënie nga piedestali; ata e ndjenin se ishin pjesë e një qytetërimi në rënie dhe të mundur islamik. Ekzistonin mori problemesh intelektuale që diskutoheshin vazhdimisht. Për këto probleme nuk ekzistonte ndonjë zgjidhje e dukshme, ndaj edhe i liheshin shtetit për t’i zgjidhur. Intelektualët e vendit ishin mjaft të lodhur nga diskutimet, qoftë edhe për çështjet më të thjeshta. Çështjet që kishin të bënin me Islamin dhe jetën shoqërore fetare, tashmë dukej se ishin groposur. Demokracia turke ishte e brishtë, duke u lëkundur ndërmjet sistemit njëpartiak dhe atij shumëpartiak. Luftërat politike dhe klasore, konfliktet e brendshme, krizat e vazhdueshme ekonomike, varfëria dhe problemet e tjera të shumta, shqetësuan mendjen e Gylenit të ri. Ai mendonte rreth tatëpjetës dyshekullore të botës myslimane dhe përpiqej të gjente zgjidhje që do të mund ta përmbysnin situatën. Gyleni i rishikonte këto probleme nëpërmjet prizmit të vlerave kulturore bashkëkohore. Ai mendonte se ishte e domosdoshme të rishikoheshin elementet më thelbësore që kishin të bënin me çështjet e d shtuara; të shikoheshin në detaje komplekse, në mënyrë që t’i organizonte ato edhe njëherë, për të përftuar hove të reja vullneti dhe entuziazmi.
Në dy shekujt e fundit, kanë ekzistuar dy linja mendimi me ndikim nga pikëpamja filozofike dhe politike. Ato janë shfrytëzuar për të shpjeguar dhe për t’i dhënë zgjidhje tatëpjetës në qarqet intelektuale dhe fetare të shoqërisë turke dhe për pasojë për të lehtësuar integrimin dhe pjesëmarrjen në botën e qytetëruar moderne. Një nga këto ishte konservatorizmi ekstrem dhe tjetra bazohej në mohimin e trashëgimisë historike, si të traditave, ashtu dhe të praktikave sociale. Kjo e fundit parapëlqeu t’i bashkohej botës së qytetëruar perëndimore pa u menduar gjatë. Ajo e çliroi veten nga identiteti i saj tradicional social. Ndërsa e para, i interpretoi dinamikat e progresit brenda kufijve të traditës, me një mentalitet konservator; ndërsa e dyta e shikonte progresin nëpërmjet prizmit të vlerave kulturore dhe materiale të qytetërimit perëndimor, si dhe të mënyrës së jetesës që këto vlera prodhonin. Pati edhe nga ta të cilët propozuan një rrugë të tretë apo të katërt si dhe nga ata të cilët mbështesnin idenë e ndërthurjes së dy të parave.
Fethullah Gylen Hoxhaefendi doli pikërisht nga radhët e një bashkësie tradicionaliste. Në përputhje me të, ai eci drejt një rruge të përgatitur nga modele të gatshme dhe norma tradicionale. Rrethi i tij i afërt nuk ishte shumë i gatshëm të mirëpriste interpretime të reja, të cilat gjykoheshin si “jashtë linje.” Kjo është arsyeja përse iniciativat e tij të para ndeshën në një reagim konservativ. Gyleni është një njeri i përkushtuar ndaj vlerave tradicionale. Megjithatë, me kalimin e viteve ai nuk i është trembur kurrë vënies ballë për ballë të vlerave kulturore tradicionale me qytetërimin bashkëkohor perëndimor. Nga kjo pikëpamje, sipërmarrja e tij përmban elemente që hapin rrugë të reja bashkëpunimi të modernes dhe tradicionales, si në pikëpamjen teorike, ashtu dhe në atë praktike. Që nga periudha e parë e veprimtarisë së tij fetare dhe shoqërore deri tek veprimtaritë e tij të fundme arsimore, misioni i tij ka qenë ai i ilustrimit të vlerave kulturore fetare dhe tradicionale nga njëra anë dhe fakteve shkencore nga ana tjetër, duke argumentuar që ato nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato mbështesin njëra-tjetrën dhe mund të vihen në shërbim të njerëzimit në harmoni të përkryer. Gyleni nuk e ka fshehur kurrë identitetin e tij fetar. Ai gjithmonë e ka theksuar dukshëm idenë se perceptimi i saktë i botës, nuk është asgjë më tepër sesa pjesë e eksperiencës së marrë nga përvoja e tij e thellë fetare. Ai beson se identiteti dhe praktikat fetare nuk janë të ndara nga thelbi social i njerëzimit. Nga kjo pikëpamje, ai posedon këndvështrime të qëndrueshme që burojnë nga vetë qëndrimi i tij. Ai thekson idenë se një karakter fetar dhe plotësisht i sinqertë do të ishte një përfitim për shtetin dhe shoqërinë. Mendimtarët bashkëkohorë në përgjithësi janë përqendruar tek shteti, qyteti dhe ekonomia. Nga ana tjetër, Gyleni e ka drejtuar vëmendjen drejt qenies njerëzore e cila qëndron në thelb të gjithë këtyre. Sipas tij, problemi më i rëndësishëm i qytetërimit bashkëkohor është edukimi. Në qoftë se një individ është i virtytshëm, ai do të jetë i virtytshëm në çdo aspekt: në shtet, në qytet dhe në ekonomi. Megjithatë, Gyleni nuk e konsideron çështjen e qenies njerëzore si një çështje thjesht intelektuale. Ai i ka transformuar idetë e tij në projekte serioze të praktikës shoqërore.
Veprimet konservative kanë si tendencë t’i japin më shumë lirshmëri një personi që përballet me probleme të panjohura. Mënyra të reja të shikimit të gjërave, mund të jenë të rëndësishme kur lidhen me argumentet e pranuara gjerësisht dhe që janë të formuara nga eksperienca e viteve të shkuara, domethënë në dritën e normave dhe vlerave tradicionale. Një këndvështrim i tillë nuk mundëson lehtësisht prurjen e përvojave dhe të interpretimeve të reja. Gyleni u përpoq të formulonte një mënyrë të re t vepruari, një rrugë të re e cila mbështetej fort si në sigurinë që jep tradita, ashtu edhe në vlerat e reja sociale. Kjo përbën një mënyrë thellësisht të re të veprimit dhe të sjelljes.
Sa ishte i ri, Gyleni e gjeti veten në një pozicion ku i duhej të zgjidhte midis dy kulturave të ndryshme, Islamit dhe Perëndimit. Që nga tre breza përpara tij, njerëzit kishin përjetuar një krizë identiteti midis këtyre dy kulturave dhe qytetërimeve. Gyleni kishte një vizion të qartë të transformimit kulturor të epokës së tij. Në vend që të binte në dëshpërim emocional dhe etik përballë transformimeve sociale dhe institucionale që përjetoheshin në Turqi dhe në mbarë botën, ai nuk iu tremb kësaj situate dhe vijoi konturimin e përvojës individuale dhe tradicionale, duke u marrë njëkohësisht në mënyrë aktive me transformimet sociale me anë të pjesëmarrjes me ndërgjegje të plotë në këto procese. Ai zhvilloi një këndvështrim që ushqeu idealet e tij personale etike dhe kulturore me një repertor të ri dijesh.
Që në moshën 15 vjeçare Gylen hyri në një atmosferë të mbushur me ide të tilla, duke qenë një i ri që e kishte arritur tashmë pjekurinë intelektuale. Si mjedisi në familje ashtu edhe rrethi konservator i medresesë në të cilën ai ishte rritur, kishin kontribuar së tepërmi në këtë pjekuri të hershme. Ai tashmë kishte përvojë të mjaftueshme shpirtërore brenda vetes dhe mendjen e kishte plot entuziazëm dhe dëshirë të madhe për të punuar.
TRADITA ORATORIKE
Një kuptim më i saktë i misionit të lëvizjes Gylen lidhet me konceptin e traditës oratorike (sohbet) në botën myslimane. Që nga ardhja e Islamit, tradita oratorike ka qenë një nga metodat më domethënëse për ushqimin kulturor dhe komunikimin e vlerave tradicionale. E ndërsa medreseja ka qenë një mjet për sistemimin e ideve fetare, ligjërimi publik dhe oratoria kanë shërbyer si kanale të transmetimit të tyre në publik. Foltorja e xhamisë ka qenë kanali natyror për këtë; ajo ishte qendra e prodhimit të kulturës popullore islame dhe stadi në të cilin arti islam i oratorisë arriti në nivelin dhe stilin e vet origjinal. Xhamia ka qenë elementi më boshtor i qytetërimit islam dhe i kulturës qytetare. Ajo ishte një qendër ndërveprimi si për banorët e rrethinave ashtu edhe për turma të mëdha qytetare, të cilat takoheshin aty për qëllime biznesi, shitblerjeje apo për arsye të tjera. Xhamia ka zënë një vend qendror në skicimin dhe modelimin e kulturës islame. Mjedisi kulturor nga i cili e kishte origjinën Gyleni, ishte i vendosur në këto udhëkryqe tradicionale. Ai, para së gjithash, është një anëtar i medresesë. Ka kaluar një jetë që është mjaft e ndërlidhur me xhaminë dhe masat e gjëra. Manifestimi social i përjetimit të ideve fetare dhe formave të besimit, sillej rrotull kësaj qendre. Medreseja ishte mjaft e lidhur me xhaminë dhe me jetën sociale të komunitetit. Kur ai u ngjit së pari në shkallët e foltores, në vitet e para të ndjekjes së mësimeve në medrese, ai nuk ishte “aq i gjatë sa të ngjitej mbi foltore”, siç është shprehur diku. Që nga fëmijëria e tij e hershme, Gyleni ishte një person mjaft i ndjeshëm por dhe entuziast. Ky entuziazëm e ndihmoi më vonë të zhvillonte një stil të veçantë oratorie. Përvoja e tij fillestare në predikimet e tij të para e bëri të kuptonte sesa e efektshme ka qenë tradita oratorike përgjatë shekujve, ashtu si edhe ndikimi i saj pozitiv dhe thelbësor mbi njerëzit. Ky art i oratorisë do të përcaktonte gjithë modelin e përpjekjeve dhe mënyrës së tij të jetesës. Ai iu përkushtua përdorimit të këtij arti si një mjet për kumtimin e ndjenjës së besimit si dhe nxitjes së bamirësisë, si një mjet për mobilizimin e potencialeve të plota të shoqërisë, fesë, shtetit dhe kombit. Mesa duket, ai e ka përvetësuar vargun kuranor
“Nxiti besimtarët (për të marrë përgjegjësitë e tyre)” (Kuran, 4:84), si një mision dhe simbol. Në sensin historik, “fuqia e fjalës” do ta shfaqte veten edhe njëherë në oratorinë e tij të përkryer dhe shpirtërisht të fuqishme.
Fjalimet e tij publike përbëjnë ndoshta tiparin më të dallueshëm ndër shumë tipare të tjera të tij. Në fakt, shumë njerëz kanë arritur ta njohin atë vetëm nëpërmjet oratorisë së tij të zjarrtë. Dija dhe interesi i jashtëzakonshëm në fushën e studimeve islame dhe në shkencat perëndimore moderne, për vite me radhë janë eklipsuar nga mjeshtëria e tij oratorike, megjithëse artikujt dhe poezitë e tij janë botuar në revista të ndryshme. Për shumë vite ai ka studiuar jo vetëm disiplina që lidhen me fenë, por edhe me historinë, filozofinë, sociologjinë, letërsinë dhe artin. Megjithatë, të gjitha aspektet e kësaj dijeje të akumuluar, do të dilnin në sipërfaqe ose nëpërmjet modelimit të masave dhe transformimit të tyre në “mësues”, ose në instanca të tjera ku ato u praktikuan.
Detyra e tij zyrtare si predikues e pati pikënisjen në vitin 1959, pasi ai kaloi provimin e Drejtorisë Turke të Çështjeve të Fesë dhe zgjati për afro tridhjetë vjet, gjatë të cilave ai shërbeu si imam, predikues, mësues në kurset kuranore dhe në poste drejtuese. Ai predikoi në shumë qytete si Edirne, Kirklareli, Izmir, Edremit, Manisa dhe Çanakkale. Gjatë karrierës së tij profesionale si predikues zyrtar, ai pati kontakte të ndryshme me shumë njerëz. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, arti i oratorisë i cili kishte qenë i vdekur dhe i harruar për pothuajse dy shekuj, fitoi një rigjallërim të madh falë entuziazmit të tij të jashtëzakonshëm, botës së thellë shpirtërore dhe përvojës së madhe, dijes së gjerë dhe bazës kulturore dhe kuptueshmërisë. Me një hijeshi që buronte nga çiltërsia dhe me anë të virtytit të vullnetit, ai aktivizoi dhe rigjallëroi ndjenjat fetare, patriotike dhe mirëdashëse të masave të gjera, duke shfrytëzuar çdo aspekt delikat të kësaj fushe. Shpresa dhe entuziazmi gjeti themel t shëndoshë për mundësimin e rigjallërimit të jetës shpirtërore nëpërmjet predikimeve të tij. Mijëra e madje dhjetëra mijëra njerëz e kanë rizbuluar veten falë tij duke zhvilluar ndjenjën e besimit në vetvete po aq sa edhe vlerat e tyre shoqërore.
Aktiviteti fillestar i Gylenit u karakterizua nga shërbimi i tij si predikues që udhëtonte nga njëri qytet në tjetrin. Ndaj, predikimet dhe angazhimi i tij me komunitetet e njerëzve ka qenë gjithmonë i dukshëm. Stili i tij ishte i formësuar në përputhje me qëndrimet dhe sjelljet social-psikologjike të shoqërisë së cilës i drejtohej. Ai do t’i peshonte mirë të gjitha veprat dhe fjalët nëpërmjet mekanizmave më të ndjeshëm psikologjikë përpara se t’u drejtohej njerëzve. Ai për vete kalonte një jetë mjaft të kujdesshme, sikur të ishte përherë nën vëzhgim. Ky kujdes nuk ishte pasojë e dëshirës për të fituar pëlqimin e bashkësisë së besimtarëve, por ishte rrjedhojë e bindjeve të forta ndaj traditës së dervishëve të cilën e ndiqte me sinqeritet të plotë dhe ndjeshmëri të pakufishme se çdo fjalë dhe çdo veprim i tij ishte nën mbikëqyrjen hyjnore. Ai ka qenë vërtet një besimtar modern (abid), asket (zahid) dhe dervish. Kjo solli një motivim më të madh pas ndjeshmërisë në fjalët, sjelljen dhe personalitetin e tij si dhe në paralajmërimet që u bënte besimtarëve. Kujdesi, karakteri i mprehtë, qetësia dhe maturia të cilat shfaqeshin kudo, edhe në veprimet e tij më të parëndësishme, por ndoshta edhe përvoja e brendshme shpirtërore, janë mbështetur mbi kuptimin e tij të thellë dhe të ndërgjegjshëm të ndjenjës së shërbimit. Nëpërmjet kryerjes shumëvjeçare të disiplinave shpirtërore (rijazet), nën një disiplinë dhe ushtrim të hekurt, ai iu nënshtrua një pastrimi dhe qetësimi të çdo tundimi të mundshëm drejt mëkatit, i cili është dominues tek natyra njerëzore. Çdo ndjenjë e tij u bë e dukshme vetëm pasi kaloi nëpër provën e kësaj lloj disipline. Kur bënte një predikim, madje edhe në kulmin e emocioneve, ai dukej sikur zotëronte një mekanizëm kujdesi dhe nj formë vetëdijeje që kontrollonte veprimet dhe nxitjet e tij të brendshme.
Ai arriti një nivel të tillë vetëdijeje me anë të predikimeve dhe mënyrës së jetesës përpara dhe pasi këto predikime të merrnin formë në përputhje me këto veti. Shfaqja përpara një audience ishte për të si dhimbjet e lindjes. Ai është shumë i vëmendshëm që të mos shfaqte ndonjë mendim, qoftë edhe një pëshpëritje e cila nuk është në vendin e duhur. Është e nevojshme të përshkruhet fuqia e tij oratorike dhe jeta e tij delikate me anë të së cilës është mbështjellë, në mënyrë që të merret një tablo e plotë e ndikimit të kulturës oratorike mbi dinamikat thelbësore të bashkësisë së Gylenit. Kjo lëvizje ka përftuar dhe përhapur traditat e veta kulturore nga pikëpamja fetare dhe social-kulturore, në një kohë që mbetet shumë e lidhur me sistemin tradicional të vlerave.
Ndërsa i shtrinte kontaktet e tij me masat, Gyleni familjarizohej gjithmonë e më tepër me problemet e tyre sociale dhe kulturore. Ky kontakt i ngushtë e vendosi atë në një pozicion ku duhej t’i ndeshte këto probleme dhe të kërkonte zgjidhjen e tyre.
Si rezultat i këtij udhëtimi intelektual, ai arriti në përfundimin se problemi më i madh për Turqinë e ndoshta edhe për mbarë qytetërimin botëror ishte edukimi i njerëzimit. Pasi arriti në këtë konkluzion, në fillim të viteve 70’ kur u bë drejtues i një kursi kuranor, ai nisi përpjekjet për të vënë në jetë një metodë të ndryshme edukimi.
Zyrtarisht ishte një predikues, por nga ana tjetër organizonte klasa dhe kampe verore për studentët. Në ligjëratat e tij thoshte se në kohën tonë është më e rëndësishme të hapësh shkolla sesa xhami, duke kanalizuar kështu drejt tyre entuziazmin shpirtëror të publikut. Megjithatë kjo politikë u kundërshtua menjëherë prej disa elementeve konservatorë përreth, të cilët ishin të paaft të llogarisnin efektet sociale afatgjata të projekteve edukative dhe hapjes së shkollave. Për shumë vite, nga foltorja e xhamisë apo nëpërmjet mënyrave të tjera, Gyleni u përpoq të motivonte njerëzit rreth tij për të përmbushur projekte edukative, më së shumti në formën e hapjes së shkollave private të arsimit të detyrueshëm. Njëkohësisht ai sigurohej që këto projekte të perceptoheshin si iniciativa qytetare prej zyrtarëve qeveritarë, dhe si produkt i shpirtit shoqëror dhe kombëtar pa ndonjë objektiv politik apo ideologjik. Procesi i institucionalizimit të këtyre projekteve ka qenë i gjithi veprimtari civile. Ai nuk ka marrë kurrë formën e opozitës ideologjike apo politike.
Gjatë viteve 70, luftërat ideologjike që shokuan mbarë botën, prekën thellësisht edhe Turqinë. Turqia u shndërrua në fushë beteje për rrymat intelektuale, politike dhe ideologjike. Gjatë këtyre konflikteve humbën jetën dhjetëra mijëra të rinj. Në këto vite, Gylen arriti t’i mbante njerëzit rreth tij dhe të ndikonte mbi masat, të cilave u bënte thirrje të qëndronin larg këtyre luftërave me një kujdes dhe durim të pashembullt. Në vitet 70 dhe 80, Gyleni ishte ndoshta një nga predikuesit e rrallë, ligjëratat e të cilit ndiqeshin me vëmendje nga një audiencë me një numër të madh të shkolluarish si dhe nga njerëz të tjerë të të gjitha kategorive. Me fillimin e viteve 90, institucionet e para edukative si shkollat tetëvjeçare dhe të mesme nisën të shfaqnin aftësitë e tyre duke bërë që suksesi i nxënësve të këtyre shkollave të njohë rritje nëpër olimpiadat shkencore si në Turqi ashtu edhe jashtë saj. Kjo solli për pasojë konsolidimin e bazave të këtyre institucioneve duke i shndërruar ato në institucione që vinin në jetë të vërtetat shkencore. Me fjalë të tjera, ato ishin shndërruar në manifestim të nevojës dhe të vijimësisë së hapjes së institucioneve të tjera arsimore të lëvizjes Gylen. Si rezultat, Gyleni u bë fokusi i vëmendjes së politikanëve që ishin jashtë sistemin burokratik të shtetit, i njerëzve të fushave
të ndryshme që nga akademikët e deri tek bota e artit, që nga media e deri tek qarqet intelektuale. Vitet 90’ ishin vitet e hapjes ndaj botës së jashtme, por dhe vite të cilat ndezën një proces të gjerë dialogu me njerëzit që qëndrojnë në pararojë të fushave të tyre. Kjo përpjekje inicioi një proces të tillë dialogu i cili nuk ishte vërejtur më parë gjatë historisë së Turqisë moderne.
HAPAT E PARË DREJT DIALOGUT DHE PAJTIMIT
Gyleni e nisi projektin e tij të gjerë civil të dialogut duke mbledhur njerëz të cilët përfaqësonin stade të ndryshme jetese dhe pikëpamje të ndryshme intelektuale në Turqi. Shumë prej këtyre u ishin bashkangjitur grupeve të ndryshme intelektuale dhe shoqërore që e kishin luftuar njëri-tjetrin fizikisht në kuptimin e vërtetë të fjalës, gjatë viteve 60’ dhe 70’ dhe përplasur sërish ideologjikisht dhe shoqërisht në vitet 80’. Gyleni nisi t’i ftonte këta njerëz në takime të ndryshme gjatë viteve 90’, duke u dhënë mundësinë të bashkohen. Gjatë këtyre takimeve, shumë nga këta njerëz takoheshin me njëri-tjetrin për të parën herë. Njerëzit të cilët i kishin drejtuar armët njëritjetrit si dhe njerëzit të cilët i kishin orientuar grupimet e tyre politike, të përbërë kryesisht nga të rinj, drejt objektivit të vetëm që ishte vdekja e të tjerëve, patën një mundësi të rrinë së bashku, të hanë në të njëjtën tryezë dhe të shkëmbejnë mirëdashje. Mbledhjet e para të këtij lloji ishin diç më tepër se sa takime të thjeshta kortezie. Megjithatë, padyshim që të gjithë pjesëmarrësit e këtyre takimeve përjetonin një ndjenjë ekzaltimi kur shihnin se po hidheshin themelet e një bashkësie të re intelektuale, filozofike dhe sociale. Shumë shpejt kjo valë kënaqësie çoi në themelimin e “Platformës së Dialogut” që e pati pikënisjen në vitin 19981. Një grup dijetarësh nga fusha të ndryshme akademike u bashkuan për të çuar përpara një plan të ri veprimi shkencor dhe intelektual në të ardhmen. Këta njerëz vinin nga eksperienca të ndryshme kulturore, ideologjike dhe politike, duke u bashkuar kështu në një projekt të madh intelektual: të krijonin një hapësirë bashkëjetese në Turqi. Iniciativa që nisi me Gylenin dhe ekipin e tij u zhvillua sipas një platforme që bashkonte njerëzit e shkencës, të mendimit, ligjit dhe politikës dhe të cilët që nga ajo kohë drejtojnë politikat e kësaj platforme. Gylen nuk është i përfshirë aktivisht në këto takime, por mbetet presidenti i nderit i Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve. Ajo ka organizuar dhe financuar këtë platformë dhe mbledhjet e saj. Përpjekjet për dialog dhe pajtim, u institucionalizuan në iniciativat e këtyre intelektualëve duke marrë kështu një karakter domethënës
FONDACIONI I GAZETARËVE DHE I SHKRIMTARËVE
Fondacioni i Gazetarëve dhe i Shkrimtarëve u themelua në vitin 1994. Ajo u shoqërua nga një fushatë intensive mediatike në Turqi. Darkat e para që ilustronin përpjekjet dhe shpresat për vullnet të mirë dhe shpirtin e pajtimit, çuan më vonë në lindjen e “Platformës së Dialogut” që u pasua me aktivitete të ndryshme promovuese. Ata të cilët merrnin pjesë në këto mbledhje krijuan miqësi të tjera personale duke bërë që kundërshtarët e dikurshëm ta kuptonin shpejt rëndësinë dhe pasurinë që mbart në vetvete diversiteti. Në mënyrë të veçantë, udhëheqësit shpirtërorë të feve të ndryshme dëshmuan një shembull të madhërishëm të unitetit brenda diversitetit. Të gjithë pjesëmarrësit shprehnin mbështetjen e tyre të fuqishme për dialogun. Shumë prej tyre ndoshta nuk e kishin pritur një mirëseardhje të tillë kaq të ngrohtë dhe po kështu nuk e kishin pritur që këto takime të shndërroheshin një ditë në përpjekje për të kultivuar dialogun ndërmjet feve dhe qytetërimeve.
Padyshim sensi i gjerë i tolerancës së Gylenit, largpamësia
e tij dhe ndjenja e tij e pajtimit, krijuan një valë nxitjeje dhe shprese që zor se mund të ishte përhapur nëpërmjet formave të tjera. Këtu nuk mund të lëmë mënjanë efektin e fuqishëm shpirtëror të dhembshurisë së tij të sinqertë, dhe lidhjen e tij të fuqishme me vlerat kulturore dhe fetare të shoqërisë. Si në media, ashtu dhe në qarqet intelektuale dhe politike, identiteti fetar i Gylenit u shndërrua në subjekt diskutimi. Njerëzit, në pamje të parë nuk mund ta perceptonin dot se si një figurë fetare si Gylen ishte në gjendje të bëhej katalizator i veprimtarive të tilla shoqërore. Për shkak të faktit se ata gjithmonë e kishin imagjinuar Gylenin brenda formatit të një imami klasik xhamie. Duke paraqitur këtë lloj identiteti fetar të cilin kurrë nuk arritën ta përqafojnë, ata nuk qenë në gjendje kurrë që ta kuptojnë potencialin e mesazhit të tij. Ata nuk e dinin se Gylen ishte i pajisur mjaft mirë me dije nga filozofia perëndimore dhe shkencat shoqërore krahas dijeve të natyrshme që kishte në shkencat islame. Të tillë njerëz qenë të paaftë të vlerësonin aftësinë e Gylenit për të sjellë bashkarish kultura të ndryshme në përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemet bashkëkohore sociale.
LËVIZJA GYLEN DHE ISLAMI
Është e rëndësishme të nënvizoj faktin se lëvizja Gylen nuk është një organizatë e orientuar ideologjikisht. Gyleni është kundër përdorimit të fesë si ideologji politike. Do të ishte e gabuar ta konceptonim lëvizjen Gylen si të lidhur ngushtë me islamizmin politik. Periudha koloniale qe faktori madhor që transformoi islamizmin në një problem ndërkombëtar. “Orientalizmi” ishte një produkt politik dhe ideologjik i kolonializmit dhe kishte të bënte jo vetëm me botën myslimane, por edhe me krejt botën e pazhvilluar në përgjithësi. Kjo lëvizje i konsideronte të gjitha kulturat dhe qytetërimet jashtë gjeografisë së qytetërimit perëndimor, si të prapambetura, barbare dhe ekzotike, duke i quajtur me përçmim “Bota e Tretë.” Orientalizmi ishte një ideologji e prodhuar si një përpjekje për të lehtësuar transformimin kulturor, i cili do të ndihmonte shtrirjen dhe zgjerimin politik, ushtarak dhe ekonomik të Perëndimit në botë. Prandaj, në thelb, orientalizmi ishte edhe shfrytëzues, edhe kolonial. Ideologjia islamiste lindi si një identitet politik që i kundërvihej shfrytëzimit dhe kolonializmit. Situatat dhe rrethanat e sotme sigurisht që nuk kanë të bëjnë fare më kohën kur u shfaqën fillimisht Orientalizmi dhe Islamizmi klasik.
Aksionet dhe veprimtaritë e organizatave të sotme janë të distancuara dukshëm prej shtyllave të orientalizmit klasik dhe kanë filluar të orientohen drejt vlerave etike, humane dhe universale. Këto zhvillime i kanë transformuar lëvizjet islamike nëpër botë. Padyshim ekzistojnë ende grupime periferike të cilat veprojnë me synime politike dhe ideologjike; megjithatë grupime të tilla nuk kanë vizion dhe shpesh janë të varfra përsa i përket fuqisë materiale, mbështetjes së përgjithshme dhe organizimit ideologjik. Prandaj, do të ishte e gabuar t’i etiketonim të gjitha formacionet në botën myslimane si lëvizje që veprojnë duke pasur qëllime politike dhe që paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë për lëvizjen Gylen. Baza dinamike e kësaj lëvizjeje përmban një identitet fetar, social dhe kulturor që është krejtësisht e pavarur ndaj çdo strukture politike apo ideologjike.
Përgjatë gjithë jetës së tij, Gyleni i ka qëndruar larg përfshirjes në politikë dhe nuk ka pasur kurrë qëllime politike. Kurrë nuk e ka paraqitur Islamin si ideologji politike. Në fakt, e ka nënvizuar faktin se një veprim i tillë përbën një rrezik të madh për kumtimin e Islamit. Ai e ka shprehur këtë opinion si gjatë fjalimeve të tij publike ashtu edhe nëpër librat e tij.2
Në kundërshtim me keqkuptimet dhe keqinterpretimet e zakonshme, lëvizja Gylen nuk përbën vetëm një lëvizje thjesht fetare. Ajo zotëron njëherazi një identitet social dhe kulturor. Megjithatë, për ta kuptuar siç duhet mesazhin e lëvizjes Gylen, nevojitet të bashkojmë shumë më tepër sesa thjesht analizat sociale. Para së gjithash, lëvizja Gylen nuk është një lëvizje reaksionare dhe nuk ka lidhje me kundërveprimin e jashtëm. Individët që janë në qendër të kësaj lëvizjeje, vijnë nga qarqe të zgjedhura të shoqërisë turke. Këta individë që e kanë vënë veten në shërbim të lëvizjes, vijnë nga zonat qytetare dhe kanë një nivel të lartë shkollimi, duke qenë të tejmbushur me vlera moderne dhe bashkëkohore. Meqenëse synimet nuk orientohen drejt një ideologjie politike, individët të cilët përbëjnë lëvizjen Gylen nuk janë kundërshtarë të ideologjive zyrtare shtetërore. Ata nuk veprojnë duke pasur në kokë idenë e persekutimit siç ndodh në lëvizjet radikale apo reaksionare. Përkundrazi, marrëdhëniet e tyre bazohen mbi konsensusin, dialogun dhe tolerancën. Marrëdhëniet e tyre personale dhe shoqërore janë të rrënjosura mbi parimin e veprave të mira, gjatë kohës kur ata përpiqen të transformojnë marrëdhëniet shoqërore nëpërmjet prodhimit të alternativave, pa prishur rendin, pa shkatërruar me forcë apo pa përmbysur sistemin ekzistues. Në përpjekjet e tyre për të zgjeruar horizontin e ekzistencës së marrëdhënieve shoqërore, idealet e përgjithshme të lëvizjes Gylen janë të shërbyerit ndaj individit, shoqërisë dhe njerëzimit.
A ËSHTË LËVIZJA GYLEN NJË URDHËR FETAR?
Edhe pse dinamikat thelbësore të lëvizjes Gylen në aspekte të caktuara duken të ngjashme me ato të traditave klasike islame të urdhrave shpirtërorë, kjo lëvizje është e ndryshme përsa i përket formulimit të iniciativave qytetare dhe mënyrës së vet të kultivimit. Koncepti i Maks Veberit i “asketizmit të kësaj bote” mund të ndihmojë në interpretimin e Lëvizjes Gylen vetëm deri në njëfarë mase. Ajo është një lëvizje që fillimisht u organizua si pasojë e dinamikave civile. Lëvizja Gylen përkufizohet me anë të modestisë, vetësakrifikimit, altruizmit, devotshmërisë, unitetit, shërbimit pa pritur shpërblim dhe thellësisë së shpirtit dhe zemrës, pa llogaritur interesin personal dhe pa ndonjë qëllim apo dëshirë të fshehtë. Të gjitha këto janë koncepte të kulturës Sufi, duke qenë gjithashtu pjesë e dinamikave aktive intelektuale të lëvizjes. Por këto koncepte nuk lidhen vetëm me botën e brendshme të një personi, siç ndodh në disa urdhra Sufi; ato i adresohen gjithashtu edhe mjedisit të jashtëm, domethënë të asaj çfarë përbën aspektin shoqëror në një shkallë të caktuar. Nga ky këndvështrim, vetëdija për ndjenjën e shërbimit ndaj Zotit dhe thellësia e besimit, merr më tepër një dimension social dhe gjithëpërfshirës. Veber e sheh një veprim të tillë si “racionalizim të marrëdhënieve fetare dhe shoqërore.” Por edhe një nocion i tillë nuk e mbulon plotësisht aspektin dinamik racional dhe shoqëror të lëvizjes Gylen.
Urdhrat fetarë i drejtohen si individit ashtu edhe jetës private. Ato përbëjnë bazën ushqyese të lidhjes së individit me botën dhe i bëjnë thirrje atij për të përjetuar sfida shpirtërore në nivel personal. Edhe pse personi nuk është tërësisht i tërhequr nga jeta shoqërore, një urdhër fetar ngjall një ndjenjë të fortë disipline të tillë që të lejojë vetëm hapësira të vogla për hapje të reja. Lëvizja Gylen ndryshon ngaqë ajo është e frymëzuar nga një filozofi e lidhur ngushtë me atë të Mevlana Rumiut (shek. XIII), Junus Emresë (XIV) dhe Ahmed Jeseviut (XII). Ajo është e pajisur me një kontekst të gjerë social.3 Ajo i ngjan një projeksioni bashkëkohor të mesazhit të këtyre sufistëve historikë. Në këtë projeksion “motivimi fetar” dhe “veprimtari sociale” funksionojnë në harmoni të plotë. Meqenëse elementet e vetëdisiplinimit e pjekin njeriun, e shndërrojnë në pjesëmarrës për objektiva të përbashkëta nga pikëpamja sociale. Koncepti i Gylenit për shërbimin, kërkon një shpirt të jashtëzakonshëm devotshmërie. Kjo përputhet me përkufizimin asketik të Veberit dhe përbën gjithashtu një dinamikë që është më e gjerë dhe ka më tepër vazhdimësi.
Gylen i fton myslimanët të zbatojnë shtyllat e Islamit duke i marrë në konsideratë edhe kushtet moderne. Ai ka skalitur një kuptim të gjerë të bamirësisë që përfshin dhurimin e kohës dhe të përpjekjeve, e jo thjesht të parave; në mënyrë të ngjashme ai mbron idenë se lutjet nuk janë vetëm për ne, por edhe për të tjerët. Prandaj ,duke i marrë të gjitha këto si pikënisjen e tij, koncepti i Gylenit në lidhje me “shërbimin”, bëhet më i gjerë dhe është i vazhdueshëm duke u shtrirë tek vlerat kombëtare, njerëzore, morale dhe universale. Ky koncept përshtat një prirje racionale drejt vlerave bazë të shtetit dhe kombit. Kur dikush flet për “një njeri të shërbimit”, e ka fjalën për një person me një zemër të madhe që është në gjendje të përqafojë një perspektivë të gjerë, një shërbim altruist dhe një devotshmëri të lartë. Kjo kërkon një dashuri të mbinatyrshme për fenë, kombin dhe njerëzimin. Kjo është arsyeja përse Gyleni iu referohet atyre të cilët janë të mbushur me një dashuri të tillë, të mbinatyrshme dhe të cilët janë të gatshëm të përballen me çdo sfidë të kësaj rruge si “muhabbet fedaileri” (therorët e dashurisë).4
LËVIZJA GYLEN, DIALOGU DHE TOLERANCA
Toleranca5 dhe dialogu qëndrojnë ndërmjet dinamikave më të gjera dhe më thelbësore të lëvizjes Gylen. Këto dy koncepte, të zhvilluara fillimisht në një shkallë të ulët, janë kthyer në një nevojë për kulturën e pajtimit në shkallë botërore. Sot, ideja e grupeve të ndryshme që bashkëjetojnë në mënyrë paqësore, përbën një aspekt filozofik të cilin shtetet moderne po përpiqen ta formulojnë. Marrëdhëniet ndërkombëtare të
Perandorive të shkuara ishin ndërtuar mbi bazën e konfliktit dhe të mure tëuft padepërtueshme; kës. Qytetërime të ndryshme qëto qytetëëndronin trime mbëë ndara ngshteteshin a
nga identitete politike, ideologjike dhe fetare. Në mënyrë të pashmangshme, kjo ka çuar shpesh në konflikte. Në vitet e gjata të mesjetës, marrëdhëniet ndërkombëtare rregulloheshin me anë të një “ligji zotimesh” i cili linte shumë pak hapësirë për shprehjen e ndryshimeve etnike apo fetare. Ligjet lokale të shteteve dhe të Perandorive nuk bënin përjashtim nga kjo lloj filozofie. Përgjatë gjithë mesjetës, beteja e njerëzimit për qytetërim, gjeti shprehje në konfliktet agresive dhe pasionante. Sot, me konceptet e reja të përftuara nga globalizimi, nevoja për dialog ndërmjet qytetërimeve dhe kulturave, ka hyrë në një fazë të re.
Lëvizja Gylen përbën një shembull të qartë të kësaj nevoje që ka marrë përmasa ndërkombëtare. Gyleni e forcon idenë e kësaj nevoje nëpërmjet themelimit të organizatave fetare, ligjore dhe filozofike. Një nga qëllimet bazë të veprimtarive të arsimit global, është ngritja e urave që do bëjnë të mundur vendosjen e komunikimeve ndërmjet feve dhe qytetërimeve. Luftërat shumëvjeçare të së shkuarës kishin të bënin me problemin e ekuilibrit të pushtetit që mbretëronte në marrëdhëniet ndërkombëtare të ditës. Ky ndoshta përbënte objektivin kryesor të të gjitha mbretërive politike dhe formacioneve fetare të së shkuarës. Por sot, njerëzimi nuk është më në një pozitë të tillë që të mund të mbajë mbi supe një konflikt të këtyre përmasave në shkallë globale. Sipas Gylenit, myslimanët e sotëm nuk duhet t’i modelojnë identitetet e tyre kulturore, sociale dhe ekzistenciale në përputhje me vlerat shkatërruese, të cilat i kanë rrënjët në konflikt dhe luftë. Këto nuk kanë të bëjnë fare me sistemin universal të vlerave të Islamit, në të cilin paqja, dialogu dhe toleranca përbëjnë parimet bazë. Sot njerëzimi nuk ndodhet në një pozitë të tillë që të mund të mbartë një konflikt të përmasave globale.
Ky është një parim të cilin Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, e vuri në zbatim në Medinë. Populli i Medinës ishte i përbërë nga grupime që i përkisnin feve dhe kulturave të ndryshme. Për të parën herë në histori, Profeti ndërtoi një sistem vlerash që synonte të ruante bashkekzistencën paqësore të këtyre grupimeve fetare. Ajo çfarë tregojnë dokumentet historike është se të drejtat dhe përgjegjësitë reciproke të identiteteve të ndryshme fetare dhe kulturore, ishin të përcaktuara qartësisht dhe ishte arritur një konsensus për këtë qëllim. Sipas kësaj marrëveshjeje, jomyslimanët do të ishin të lirë të praktikonin fenë e tyre, mënyrën e tyre të jetesës dhe të adhurimit. Askush nuk kishte të drejtë të ndërhynte në marrëdhëniet e tyre partneriale organizatash pluraliste në të cilat grupimet kishin autonomi fetare, ligjore dhe kulturore. Aliu, Kalifi i katërt, do ta formulonte këtë liri pluraliste në një letër të cilën ia dërgoi Guvernatorit të Egjiptit, Malik bin Eshter, si një trajtesë sistematike ligjore të shprehjes së lirisë. Sipas Aliut, njerëzit që jetonin në rajone të qeverisura nga myslimanët, ishin të ndarë në dy grupe kryesore: njëri “vëllezërit tanë në fe, myslimanët” dhe tjetri “të barabartët tanë në krijim, jomyslimanët.” Të dy këto grupe njerëzish e gëzonin të drejtën e mbrojtjes. Përgjatë gjithë historisë, nuk ka ekzistuar kurrë një kulturë e cila të ketë qenë në gjendje ta vendosë “tjetrin” në një kontekst të tillë ekzistencial mbi baza humane dhe t’ia njohë vlerat atij. Ky përkufizim i Aliut, mbështetet tek thënia e Profetit: “Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit dhe Ademi ishte prej balte.”
Ndërveprimi i myslimanëve të hershëm me popujt dhe kulturat fqinje i kishte rrënjët në parimet njerëzore dhe morale. Gjashtë shekuj më vonë u përjetua një zhvillim i ngjashëm. Mongolët të cilët mbretëronin në rajonin e Damaskut gjatë shekullit të trembëdhjetë, myslimanët, kristianët dhe hebrenjtë të cilët jetonin atje, i kishin marrë nën sundimin e tyre si skllevër. Një dijetar mysliman, Ibn Tejmije, shkoi të negocionte me komandantin mongol Kutllu Shah për lirimin e skllevërve. Mongolët refuzuan t’i lironin skllevërit kristianë dhe hebrenj së bashku me ata myslimanë. Dijetari u përgjigj me fjalët: “Lufta nuk do të ketë fund derisa të gjithë skllevërit të lirohen. Kristianët dhe hebrenjtë janë nën mbrojtjen tonë, ne nuk mund të pranojmë që edhe një i vetëm prej tyre të mbetet skllav.” Kutllu Shah pas kësaj u pajtua menjëherë t’i lironte të gjithë skllevërit.6 Gjatë periudhave kur myslimanët i përmbaheshin parimeve të tolerancës dhe të dialogut, ata përsosën një perspektivë të gjerë dhe të praktikueshme që garantonte lirinë dhe jetesën e komuniteteve të ndryshme kulturore. Perandoria Otomane qe një ilustrim i qartë i këtij fenomeni.
Sot, lëvizja Gylen, mbron idenë e pluralizmit shoqëror të bazuar në parimin e tolerancës në shkallë globale. Ndryshe nga pluralizmi i së shkuarës që ishte i limituar për shkak të parimeve fetare, sot ne kemi nevojë për një bazë më të gjerë kulturore dhe politike mbi të cilën ta ndërtojmë atë. Pjesëtarë të qytetërimeve të ndryshme, duhet të japin kontribute pozitive në lidhje me këto koncepte me qëllim që të përftohet një kulturë e tillë pajtimi. Është e domosdoshme një rilindje e këtyre vlerave në mënyrë që në botë të vendoset ky pluralizëm i përbashkët dhe i jetueshëm. Vetëm atëherë, përpjekjet e lëvizjes Gylen do të marrin përgjigjen e kërkuar në shkallë globale.