CILËSITË E TË PËRKUSHTUARVE

Portreti i një njeriu të Hizmetit

Titulli origjinal: Hizmet İnsanının Portresi — Adanmışların Vasıfları

İbrahim Özübüyük

Si duhet të jetë metoda e kumtimit ndaj një të riu?

Kësaj pyetjeje i përgjigjet Fethullah Gylen Hoxhaefendi në pjesë të ndryshme të veprave të tij. Ne do t’i përgjigjemi kësaj pyetje duke duke iu referuar këtyre veprave. Siç e kemi thënë më parë, çdo musliman, pavarësisht nga mosha dhe niveli, duhet të shpjegojë çështjet që duhen thënë rreth tij. Kjo është detyra e tij më jetike. Urtësia e dërgimit të pejgambereve është përmbushja e kësaj detyre. Këtu, ne gjendemi përballë një detyrë kaq të shenjtë. Në këtë aspekt, shërbimi (hizmeti) ndaj fesë është një garë virtyti. Dhe ata që shërbejnë në këtë fushë janë njerëzit më të virtytshëm në botë.

Sot mendimet dhe idetë janë larguar shumë nga Islami. Është sikur Islami të jetë shtyrë nga jeta. Shkenca dhe teknologjia gjithmonë janë treguar armiqësore ndaj fesë dhe masat janë mashtruar. Prandaj, është e nevojshme të njihen shumë mirë çështjet e Islamit, të Kur’anit dhe të besimit, dhe më pas t’ua shpjegojmë ngadalë të tjerëve këto kuptime ndriçuese, delikate dhe pa u imponuar.

Çdo punë ka teknikën e vet. Pa këtë recetë dhe këtë teknikë nuk mund të flitet për një degë të shkencës apo një punë të caktuar. Kur është kështu, gjërat më të shenjta dhe më të vlefshme, si detyra e kumtimit dhe udhëzimit, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja dhe thirrja në fe duhet të kenë disa metoda (usul) dhe teknika të tyre.

Për të kryer detyrën e udhëzimit dhe kumtimit siç duhet, disa çështje duhet të merren parasysh. Le të përpiqemi t’i përmbledhim ato:

1. Çështjet fetare duhet të dihen mirë

Para së gjithash, një person i predikimit duhet të edukojë veten tërësisht përpara se t’u tregojë të tjerëve për fenë që i përket dhe faktet që përmban ajo fe. Përndryshe, ai mund të bëjë shumë gabime për hir të fesë dhe mund t’i frikësojë të tjerët, dhe kështu njerëzit fillojnë të qendrojnë larg tij dhe fesë. Para së gjithash, ai duhet të dijë shumë mirë Librin e Allahut, Kur’anin. Ai duhet të përpiqet të kuptojë domethënien dhe frymën e Kur’anit së bashku me formulimin e tij dhe të përdorë përkthimet dhe tefsiret në këtë drejtim. Përveç kësaj, duhet të dihet jeta e Pejgamberit tonë të dashur (salallahu alejhi ue selem), hadithet, sahabët dhe historia e Islamit në terma të përgjithshëm. Më pas, ai duhet të lexojë librat ku mund të mësojë njohuritë themelore dhe të vërtetat që do të thotë.

Në lidhje me njohjen e fesë, ne kemi dy burime: Kur’anin dhe Sunnetin. Kur shpjegohet diçka në emër të Islamit, ajo duhet të shpjegohet brenda parimeve të këtyre dy burimeve kryesore dhe me një njohuri të saktë dhe thellë të temës. Ato që do të tregojmë duhet të jenë gjëra që ne i kuptojmë dhe t’i përpunojmë në mënyrë që bashkëbiseduesi ynë t’i kuptojë lehtësisht ato.

Sipas fjalëve të Bediuzamanit, ne duhet të jemi si delet, nuk duhet të sillemi si zogjtë dhe t’u bëjmë atyre të vjella. Ne duhet ta tretim atë që kemi mësuar dhe ta kthejmë në qumësht dhe t’ua paraqesim zemrave nevojtare, si qumështi, si një burim shërimi. Si i tillë, kur kjo dituri të hyjë në shpirtin e tyre, ajo menjëherë do të bashkohet dhe do të bëhet mjaltë në emër të dijes dhe urtësisë.

Sigurisht, kjo do të arrihet duke zgjeruar rrethin e leximit, të kuptuarit, kulturës dhe njohurive. Ata që e pranojnë atë si detyrë udhëzimi duhet patjetër t’i kushtojnë një pjesë të caktuar të kohës leximit. Një person i privuar nga kultura e kohës në të cilën jeton nuk ka asgjë për t’i thënë

bashkëbiseduesit. Ose me fjalë të tjera, një person me një nivel të cekët të kulturës nuk mund të kënaqë personin me të cilin është i zënë për një kohë të gjatë. Prandaj, udhërrëfyesi/murshidi, i cili duhet të merret me njerëz në të gjitha nivelet, duhet të zotërojë temën për të cilën flet të paktën në atë masë sa të kënaqë bashkëbiseduesin e tij.

Pra, ata që e bëjnë udhëzimin synimin e jetës së tyre, duhet të pajisen me dituri dhe urtësi. Ajo që do të thotë një person pa njohuri nuk është asgjë më shumë se padituri. Përkundrazi, janë njerëz të tillë që përpiqen të mbulojnë boshllëqet e tyre në çështjet për të cilat do të flasin me imponim dhe zemërim. Në këtë rast, bashkëbiseduesit e tyre nuk duan të pranojnë as çështjen më të arsyeshme dhe më të lehtë, duke qenë kështu si reagim ndaj veprimeve të tyre.

2. Duhet njohur shkencën dhe teknologjinë aktuale

Në epokën tonë, botëkuptimi, vlerësimi i gjërave dhe ngjarjeve ka ndryshuar krejtësisht. Sot mbizotëron logjika dhe racionalizmi. Masat që kanë nevojë për besim flasin nën emrin e shkencës dhe filozofisë. Kundër kësaj, muslimani duhet të përgjigjet me të njëjtën teknikë. Kjo lidhet ngushtë me njohjen e kulturës së kohës së tij. Në një farë mënyre, kjo është dituri dhe mençuri e vërtetë. Përveç kësaj, dituria dhe urtësia janë cilësi të pandashme të një besimtari.

Edhe nëse udhërrëfyesit e sotëm janë enciklopedikë, ata duhet të ndjekin shkencën dhe teknikën e shekullit tonë. Përndryshe, udhëzimi i tyre pushon së qeni një udhëzim i përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës, dhe bëhet thjeshtë një muhabet i rëndomtë.

Një person që nuk e njeh kohën e tij do të thotë se ai jeton në një korridor të errët. Nëse një person i tillë përpiqet t’u shpjegojë diçka njerëzve të tjerë në emër të fesë dhe besimit, fuqia e tij e ndikimit zvogëlohet. Në fakt, rrotat e kohës dhe ngjarjeve do ta bëjnë atë plotësisht të dobët dhe të paefektshëm nesër, nëse jo sot. Për këtë arsye, muslimani duhet t’i shpjegojë çështjet në përputhje me nivelin shkencor dhe kulturor të shekullit në të cilin jeton dhe në një paralele ekuivalente.

3. Duhet të kërkohen mënyra për të hyrë në shpirtin e bashkëbiseduesit dhe për të fituar zemrën e tij

Para së gjithash duhet të hetohen mënyrat e hyrjes në shpirtin e njeriut. Kjo është një qasje njerëzore. Është e nevojshme të zbatojmë në praktikë atë që na është urdhëruar në frymën e fesë, si dhurimi i ndonjë dhurate apo zgjidhja e një problemi që lidhet me të.

Për të hyrë në zemrat e bashkëbiseduesve tanë, duhet provuar çdo rrugë legjitime dhe personit të cilit do t’i tregojmë diçka, fillimisht duhet të pranojë miqësinë tonë personale. Ky është një faktor i rëndësishëm në pranimin e ideve që do t’i japim dhe nuk duhet neglizhuar.

4. Gjatë shpjegimit të çështjeve duhet të merret parasysh niveli i bashkëbiseduesit

Shpjegimi i çështjeve duke zbritur në nivelin e bashkëbiseduesit është një moral hyjnor. Pejgamberi ynë na fton të moralizojmë me moralin e Allahut. Kur’ani është një fjalë hyjnore që ka zbritur në nivelin e mendjes njerëzore nga fillimi deri në fund.

Të rinjtë e sotëm nuk janë të njohur me termat dhe shprehjet fetare. Ju duhet të flisni me ta në një gjuhë që ata ende mund ta kuptojnë. Ashtu siç ndjekim ecjen e një fëmije tre vjeçar që e nxjerrim për dore, flasim si ai, qeshim si ai dhe sillemi si ai; Po kështu, është e domosdoshme që mirëkuptimi i bashkëbiseduesve të merret parasysh gjatë udhëzimit dhe kumtimit.

5. Të shmangen debatet e panevojshme

Në bisedat dypalëshe duhet pasur shumë kujdes që të mos e çoni çështjen në mosmarrëveshje. Sepse, nëpër debate janë egoja dhe vetja që flasin dhe jo e drejta. Për këtë arsye, sado bindëse të jetë ajo për të cilën kemi biseduar dhe do të flasim, nuk do të ndikojë tek bashkëbiseduesi ynë.

Kur ta shikojmë çështjen nga pikëpamja psikologjike, do të zbulohet se sa i papërshtatshëm dhe joadekuat është debati për zbulimin e së vërtetës dhe të realitetit. Ashtu siç përgatiteshim me ide dhe mendime për të mposhtur armikun tonë ndërsa përgatiteshim për një diskutim, bashkëbiseduesi ynë është të paktën po aq i përgatitur sa ne. Provat që do t’i sjellim, ai sigurisht që do t’i përgjigjet me një kundërprovë dhe biseda do të hyjë në një rreth vicioz sa nuk do të arrihet asnjë rezultat edhe nëse flitet me ditë të tëra.

6. Duhet të fitohet besimi i bashkëbiseduesit tonë

Bashkëbiseduesi juaj duhet t’ju besojë dhe të jetë aq i lidhur me ju, saqë nëse ju krahason me të gjithë njerëzit më të dashur, duhet t’ju vlersojë më shumë nga të gjithë. Sepse marrëdhënia juaj me të është vetëm për Allahun. Për shkak se ju e doni atë për hir të Allahut, kjo dashuri do të tregojë efektin e saj në zemrën e tij. Kjo epërsi duhet të jetë aq e madhe sa duhet të jetë në gjendje të preferojë përgjegjësitë e rënda të të qenit me ju në vend të kënaqësisë dhe qefit së palës tjetër. Në fakt, të gjitha llojet e rreziqeve dhe të gjitha llojet e vuajtjeve që janë të destinuara të durohen për hir të idealit për të cilin synoni, duhet të jenë më të këndshme për të sesa rehatia dhe vetëkënaqësia e jetës së mëparshme. Kjo do të jetë e mundur vetëm nëse ai person ju njeh mirë dhe ju beson pa masë.

7. Tregohuni i arsyeshem dhe realist

Një njeri i kumtimit është një njeri i logjikës dhe realitetit. Duke vlerësuar ngjarjet dhe duke i treguar diçka bashkëbiseduesit, ai duhet të përpiqet gjithmonë ta bindë duke i treguar çështjet në një kornizë logjike sipas nivelit të personit tjetër. Në masën e logjikës së tij, njerëzit e kumtimit nuk janë të çuditshëm në shoqëri dhe ajo që ata thonë pranohet në të njëjtën masë. Ja një shembull i mrekullueshëm nga i Dërguari i Allahut:

Xhulejbib (r.a.) ishte një i ri që kishte fiksim ndaj grave. Një ditë, Xhulejbibi shkoi në prani të të Dërguarit të Allahut (s.a.) dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Më lejo të bëj zina!” Për shkak të një shprehjeje të tillë, sahabët i thoshin atij: “Hesht! Hesht!” ata përpiqen ta heshtin atë.

Por Pejgamberi i tha “Afrohu këtu”. Xhulejbibi erdhi dhe u ul pranë Profetit. Profeti filloi të fliste me të:

“Me trego. A do të pranonoje që dikush tjetër të kryejë zina me nënën tënde?”

“T’u bëfsha kurban, jo, nuk do të pranoja”.

“Askush nuk do të pranonte që dikush të bënte zina me nënën e tij.

Dhe a do të pranoje që dikush të bënte zina me vajzën tënde?”

“Jo nuk do të pranoja.”.

“Atëherë askush nuk dëshiron të kryejë zina me vajzën e tij. Dëshiron që dikush tjetër të kryejë zina me motrën tënde?”

“Jo, nuk do të pranoja asesi.”.

“Askush nuk dëshiron të kryejë zina me motrën e tij.

Pa më thuaj, a do të të pëlqente që dikush të bënte zina me hallën tënde?”

“Jo, absolutisht jo.”

“Epo askujt s’i pëlqen me hallen e dikujt të bënte zina.”

Dhe a do të pranoje që dikush të kryejë zina me tezen tënde?”

“Jo, nuk do të kënaqem as me këtë.”

“Askush nuk do të pranonte të kryente zina me tezen e tij.”

Pra, me këtë fjalim, i Dërguari i Allahut e bindi mendjen e Xhulejbibit në logjikën e arsyes dhe e bindi atë. Pastaj vendosi dorën në gjoksin e këtij të riu dhe lutet:

“O Zot! Fale mëkatin e tij, pastroje zemrën e tij dhe ruaje nderin e tij.”53

Pas kësaj lutjeje, Xhylejbib u bë një shembull i dëlirësisë.

53 Ahmed b. Hanbel, Musned, 4/420, 421; Hejthemî, Mexhmeu’z-zevâid, 9/368.

PJESË LEXIMI

8. Të gjitha punët e bëra duhet të kryhen me sinqeritet dhe ndershmëri

Qëllmet duhet të përmbajnë gjithmonë pëlqimin e Allahut të Madhëruar dhe çdo punë që duhet bërë duhet të përshtatet në përputhje me rrethanat. Të gjitha llojet e punëve që duhen bërë së pari duhet të vlerësohen nga pikëpamja e pëlqimit të Zotit, nëse Ai është i kënaqur me të, duhet bërë, përndryshe duhet të braktiset dhe askush të mos mashtrohet.

Kjo situatë përshkruhet si më poshtë në një hadith: Ebu Musa el-Esh’ariu (r.a.) ka thënë: Në një rast sahabët e pyetën të Dërguarit të Allahut (a.s): “Një luftëtar lufton për të treguar guximin e tij, një tjetër për të mbrojtuar vatanin e tij, tjetri lufton për të mbrojtur nderin e popullit dhe familjës së tij dhe dikush tjetër lufton për t’i thënë se është trim. Cili nga këta luftëtarët është në rrugën e Allahut? Pejgamberi tha: “Kush lufton për të lartësuar emrin e Allahut (duke e ngritur emrin e tij si flamur), ai është luftëtar në rrugën e Allahut.”55

Me këtë hadith, i Dërguari i Allahut e kufizon xhihadin në rrugë të Allahut si xhihad vetëm për të madhëruar fenë e Allahut. Do të thotë se nëse ka një përpjekje në drejtim të emrit të lartë të Allahut, ajo është vetëm për Allahun. Përndryshe, vetëm se për t’ia bërë vetës të qartë se në një rast të tillë nuk do të mbetet as sinqeriteti e as sevap. Në një vend ku sinqeriteti është goditur aq shumë, nuk mund të përmendet as pëlqimi i Allahut dhe as ndikimi në zemrat.

Ata para nesh e bënë këtë me sinqeritet. Kishte prej tyre që kur flisnin ndonjë fjalë pa të meta dhe me elokuencë, menjëherë përulnin kokën dhe thoshin: “O Zot, mos më bëj të largohem nga sinqeriteti!”. Dhe përsëri, kur njerëzit si Umer Ibn Abdulazizi e panë letrën që shkruanin si tepër letrare, menjëherë e grisi nga frika e krenarisë dhe mendjemadhësisë dhe shkroi një letër tjetër.

Pra, sinqeriteti dhe ndershmëria janë jeta dhe shpirti i çështjeve të përshkruara. Nëse nuk duam që ajo që kemi thënë të na përplaset në fytyrë, duhet të kapemi pas ikhlasit (sinqeritetit).

9. Ndonjëherë është e nevojshme që dikush tjetër të shpjegojë temën

Nëse shpjegimi i një çështjeje do të shkaktojë reagim negativ dhe refuzim te disa njerëz, do të duhej që dikush tjetër ta shpjegoj çështjen duke thënë: “Mbi të gjitha është kënaqësia e Zotit”. Këtu duhet të theksohet një hollësi. Është tjetër gjë të kënaqesh me atë që të thotë dikush tjetër, është tjetër gjë të pëlqesh atë. Pra, sipas kornizës së situatës së dytë, duhet të na pëlqejë, kjo është një nga situatat që nuk i pëlqen fare nefsit. Megjithatë kjo shpreh një madhështi.

Disa njerëz mund të kenë reagime ndaj nesh për shkak të një situate personale. Gjithçka që do t’ju tregojmë mund të ketë efekt të kundërt tek ata. Në këtë rast, nëse ngrihemi dhe i themi një të drejtë dhe një të vërtetë, nuk do të jetë ndryshe nga përpjekjet për ta penguar atë që të pranojë atë që i kemi thënë. Kështu, ai do të mohoj duke mos pranuar një të drejtë dhe ne do të kemi humbje për veten tonë sepse e pengojmë pranimin e një të drejte. Zgjidhja është që dikush t’i tregojë atij për një çështje, jo ne. Kështu, ashtu siç ai do ta pranojë këtë të drejtë, ne do të fitojmë edhe shpërblimin e të qenit shkakë po aq sa t’i tregojmë atij ato të vërteta.

Në këtë aspekt, kushdo që do t’ua shpjegojë çështjen më mirë njerëzve, duhet të përgatisë terrenin për bisedë dhe të tjerët nuk duhet të ndihen të pakëndshëm duke qenë në audiencë.

55 Buhârî, Ilim 45, Xhihad, 15, Tevhîd 28; Muslim, Imâre 150, 151.

10. Duhet të jemi në gjendje të themi lehtësisht “nuk e di” kur hasim çështje që nuk i dimë

Udhëzuesi dhe Zotëria ynë (alejhi ekmelu’t-tehâje/përshendetjet më të plota qofshin për të) është shembulli më i mirë për ne në këtë drejtim. Hebrejtë e pyesin për çështjen e shpirtit. Edhe në një pozicion të tillë, Profeti nuk tha asgjë për diçka që nuk e dinte. Edhe pyetjeve të këtyre kundërshtarëve, të cilët donin të ngrinin dyshime dhe hezitime për profetësinë e tij, Profeti ynë nuk u përgjigj sepse shpallja [në lidhje me këtë temë] ende nuk kishte ardhur, por vetëm pas shpalljes jepte përgjigje.

Kur Xhibrili, engjëlli i shpalljes, erdhi tek ai dhe e pyeti se kur do të ndodhte apokalipsi, çfarë tha dhe si u përgjigj ai? “Ai që pyetet për këtë çështje nuk di më shumë se ai që pyet.” A mund të ketë një shembull më të mirë se ky për të treguar se nuk duhet t’i përgjigjemi çdo pyetjeje?

Imam Ebu Jusufit iu bënë njëqind pyetje dhe ai u përgjigj se nuk dinte rreth gjashtëdhjetë prej tyre. Xhemati i thonë: “O imam, ne të japim rrogë, ndërkohë ti thua nuk di gjashtëdhjetë nga njëqind pyetje. Si është e mundur kjo?” Imami përgjigjet: “Më jepni rrogë sipas asaj që di. E gjithë pasuria e botës nuk do të mjaftonte nëse do t’ju duhej të paguanit diçka për atë që unë nuk e di.” Imam Ebu Jusufi ishte në krye të autoritetit për fetva gjatë kësaj kohe.

Këta dhe shembuj të ngjashëm tregojnë se edhe më gjigantët për sa i përket dinjitetit dhe nderit nuk iu përgjigjën çdo pyetjeje të bërë. Madje kanë thënë “nuk e di”. Le ta pranojmë që as ne nuk e dimë, por të mos e lëmë pas çështjen pa gjetur përgjigje. Le ta çojmë bashkëbiseduesin tonë te njerëzit që pranojmë se i dinë ato çështje më mirë se ne; Le të mësojmë dhe të përgatisim terrenin për të mësuar për ta.

11. Çështjet për të cilat do të flitet duhet të përjetohen së pari, dhe më pas të tregohen

“Të tregosh atë që jeton dhe të jetosh atë që thua” duhet të jetë një nga parimet më të rëndësishme të një predikuesi. Sepse personi i predikimit është në rrugë për t’u bërë një besimtar i vërtetë.

Veç kësaj, predikuesi duhet të dijë se fjalët dhe këshillat e pajetuara nuk do të kenë ndonjë efekt pozitiv. Allahu (xh.sh.) nuk jep bekime dhe ndikim në fjalët dhe veprimet e pasinqerta. Predikuesi duhet t’i kushtojë vëmendje kësaj çështjeje. Si sillet kur është në publik, këtë duhet ta vazhdojë edhe kur është vetëm dhe të përpiqet të jetë i sinqertë në të gjitha sjelljet e tij të fshehta dhe të hapura.

Predikimi dhe udhëzimi, pra xhihadi me gjuhë, që duhet bërë nga njerëz që nuk respektojnë moralin islam, janë indiferentë ndaj sunneteve dhe i bëjnë farzet me përtesë dhe pa vetëdije, në emër të Islamit, është në të vërtetë një krim. Përderisa ata që inkurajojnë jetën e pastër, të thjeshtë dhe të natyrshme të Islamit, për të cilën dëshiron i gjithë njerëzimi, të cilën ata nuk mundën ta arrijnë vetë, ulen në vendet e tyre të buta dhe kalojnë në kënaqësitë e fantazisë, si ngrënia dhe pirja në luks dhe shkëlqim, bashkëbiseduesit e tyre do të thonë: “Meqë Islamin po na e tregoni si një jetë të pastër dhe të natyrshme, hajde, ti jetoi këto parime i pari. Ne do të vijmë pas jush!” Kështu masat edhe do t’i refuzojnë këta predikues.

Pra, kushti i vetëm për të hyrë në zemra, për të ndikuar te të tjerët dhe për të vendosur një fron në zemra është që personi që ka thënë gjithçka që është thënë paraprakisht, duhet ta ketë përjetuar vetë atë, siç ka bërë i Dërguari i Allahut (a.s.).

12. Një njeri i udhëzimit dhe kumtimit duhet të jetë i guximshëm

Njeriu i kumtimit duhet të dijë të sakrifikojë gjithçka për hir të fesë. Në rrugën për të pushtuar zemrat, ai duhet të marrë krenarinë dhe guximin e tij si një burak56 dhe të shkojë në atë rrugë. Kur mendojmë për njeriun guximtar, na vjen ndërmend nëna e besimtarëve, Hatixhja (r.ah). Ajo ka lindur shumë më herët se Pejgamberi dhe vdiq shumë herët. Ndoshta kjo hershmëri ishte për shkak të emrit të saj. Sepse Hatixhe do të thotë e lindur para kohe. Kur e njohu Pejgamberin, i Dërguari i Allahut nuk kishte asgjë nga të mirat materiale. Nga ana tjetër Hatixheja ishte e pasur, fisnike dhe e bukur. Përkundër kësaj, ajo grua me shumë maturi e ndjeu kuptimin e madh tek i Dërguari i Allahut dhe e kërkoi atë. Ajo dërgonte karvane për qëllime tregtare dhe Pejgamberi ishte shumë i zoti për këtë punë. Ajo pati fëmijë me të Dërguarin e Allahut. Ajo ndërroi jetë para se të arrinte të perietonte periudhën e Medinës.

Kjo grua e madhe, e cila u krijua për të qenë gruaja e Pejgamberit, ishte me të vërtetë një grua madhështore. Kur i Dërguari i Allahut filloi të përcillte urdhrin e pejgamberisë, ajo e miratoi atë pa hezitim, sikur ta dinte që më parë se do t’i ngarkohej një detyrë e tillë. Pastaj gjithë pasurinë e saj ia dha të Dërguarit të Allahut. Pasuria e saj e madhe shpenzohej gjithmonë për Allahun. Gjatë bojkotit të politeistëve mekkas kundër muslimanëve, asgjë nuk mbeti nga kjo pasuri e madhe. Aq sa ndonjëherë të Dërguarit të Allahut i binte të fikët nga uria, por nuk gjente gjë për të ngrënë. Sepse, në atë kohë, atyre u privohej edhe një bukë thatë për t’u sjellë në tryezë. Hatixhja shkon në shtrat në këtë kohë; as kura për varfërinë nuk mund të kërkohej dhe ajo po ndjente përjetime të çuditshme. Horizonti i fundit në guxim është rraskapitja dhe në pikën më të lartë të kësaj është nëna jonë, Hatixhja, e cila arriti këtë horizont para kujtdo tjetër.

Ebu Bekri e shpërqendronte babain e tij me guralecat që i futi në enë [për kursimet] dhe e shpenzoi gjithë arin e tij për Allahun. Prandaj, edhe kur u bë khalif, ishte aq i varfër, saqë i duhej të siguronte jetesën duke mjelur delet e të tjerëve. Ky mik shpelle i të Dërguarit të Allahut, i cili dikur ishte një nga tregtarët më të pasur në Mekkë, prijësi i sidikëve/të sinqertëve, kishte sakrifikuar gjithçka me një shembull madhështie dhe guximi. Umeri jetonte me atë që bënte më i varfëri në Medine, pra me pak hurma. Do të thotë se ai ishte i rraskapitur edhe për sa i përket mundësive financiare.

Secili sahab pothuajse ishte në garë me njëri-tjetrin për këtë çështje. Për hir të vlerave në të cilat ata besonin, zemrat dhe mendjet pushtoheshin me trimërinë e tyre dhe pjesëmarrja në Islam po rritej si një ortek çdo ditë që kalonte. Sepse, si në çdo çështje tjetër, ata i morën mësimet nga i Dërguari i Allahut. Një ditë, një person shkoi në fisin e tij dhe tha: “O populli im, bindjuni menjëherë këtij personi, sepse ai është pejgamberë. Po të mos kishte qenë pejgamber, nuk do të ishte kaq bujar dhe do të ishte i shqetësuar për frikën e furnizimit. Megjithatë, ai jep menjëherë çfarë të dojë!”.

56 Buraku njihet si mjet udhëtimi me anë të cilit Pejgamberi ka bërë udhëtimin në natën e Israsë dhe Miraxhit (Përkthyesi H.S).

Të gjithë, të rinj e të vjetër, duhet të përpiqen të hyjnë në zemra në mënyra të tilla dhe t’i pushtojnë ato. Nëse një person mund të besojë në zemrën e një personi, në Allahun e Plotfuqishëm, duke shpenzuar gjithë qenien e tij në këtë rrugë, ai do të konsiderohet se ka fituar shumë, por nuk ka humbur asgjë në këmbim.

Bujarët janë ata që do të hapin derën e Xhennetit. Le të hapim rrugët që të çojnë në atë derë në këtë botë, në mënyrë që të marrim shumë të tjera me vete në atë derë. Për herë të parë në Xhennet nuk do të hyjnë dijetarët, kumtuesit apo mësuesit, por fatlumët që kanë shpenzuar pasurinë dhe jetën e tyre për të thënë të vërtetën dhe realitetin.

13. Mos u dorëzo, mos heq dorë, ji këmbëngulës

Këmbëngulja në kumtim dhe udhëzim është një mjet për të fituar pëlqimin e Allahut. Në të njëjtën kohë, ajo është shenja e sinqeritetit të predikuesit dhe e vërteta e asaj që thuhet. Është sekreti i gjetjes së pranimit në ndërgjegje. Këmbëngulja është shenja më e qartë se çështjet e diskutuara trajtohen me një ndjeshmëri të përshtatshme për rëndësinë e tyre. Kuptimi i kësaj është si vijon: Allahu i Madhëruar i kushton rëndësi që njerëzit të thonë “La ilahe illlah Muhammedur

resûlullah” dhe dëshiron që kjo fjali të jetë në zemrat e tyre. Këtu, predikuesi i përgjigjet asaj që Zoti i tij e konsideron të madhe, përsëri në përputhje me madhështinë e asaj gjëje, duke ia kushtuar jetën kësaj çështjeje që Zoti i Madhëruar i kushton rëndësi dhe duke u përpjekur vazhdimisht që Fjala e Tevhidit të vendoset në zemra. Pra, këmbëngulja e tij ka një kuptim të tillë.

Pra, njeriu duhet të insistojë në atë që i intereson Zotit vetë. Kjo tregon se sa i sinqertë është ai në pretendimin e tij. Po, një njeri që nuk jep gjithë jetën për vlerat që beson, nuk mund të jetë murshid/udhërrëfyes. Nuk është e saktë t’i quash murshid ata që nuk janë të tillë. Murshidi do ta tregojë atë që ka thënë njëqind herë, edhe nëse nuk dëgjojnë, ai do të thotë “njëqind herë të tjera nga e para” dhe do të vazhdoj të thotë përsëri. Ai do të presë të piqen kushtet, do të përpiqet të kapë momentin kur bashkëbiseduesi do të pranojë; Gjithmonë do të tregojë për një jetë pa u ofenduar apo nënvleruar... Njësoj si profetët. Sepse jeta e tyre ka të bëjë me këmbënguljen. Po, ata e përcillnin të vërtetën me këmbëngulje.

14. Përfundimi duhet lënë Zotit

Ata që kryejnë detyrën e kumtimit dhe udhëzimit kurrë nuk duhet të ndërhyjnë në rezultatin, duke ia lënë përfundimin dhe pranimin e mesazhit Allahut. Sepse, detyra e tyre është vetëm të përcjellin; rezultati i takon tërësisht Allahut xh.sh.

Ata që i ftojnë njerëzit në fe, duhet të mendojnë vetëm për detyrat e tyre. Në fakt, pejgamberet të tillë kanë ardhur dhe kanë shkuar, që megjithëse kanë treguar/dëshmuar pejgamberinë e tyre dhe kanë predikuar gjatë gjithë jetës së tyre, [te disa pejgamberë] nuk ka pasur asnjë person të vetëm që ka besuar në udhëzimin e tij. Megjithatë, ata gjithmonë i kanë përmbushur detyrat e tyre pa rënë në dëshpërim. Në asnjë moment të jetës së tyre nuk kanë kundërshtuar dhe nuk kanë thënë: “Pse nuk munda të shërbeja? Pse askush nuk më beson? Pse dështoi kjo përpjekje? Pse vazhdon kjo gjendje pa rezultat?” Ata asnjëherë nuk thanë gjëra të tilla dhe nuk u dëshpëruan.

Po, çdo pejgamberë mendonte vetëm se si ta kryejë detyrën e tij. Për këtë ai i merr parasysh të gjitha kushtet dhe e kryen detyrën e tij në përputhje me rrethanat. Nuk është detyra e tij që t’i

bëjë të tjerët të pranojnë atë që ai thotë. Gjykimi dhe vendimi në atë spektër i takon vullnetit të Allahut.57

Kriteret për përfaqësuesit e udhëzimit

• Pejgamberi (a.s.) bëri haxhin një herë në jetë. Mirëpo e gjithë jeta e tij kaloi me mësimdhënie dhe udhëzime.

• Disa lot mund të jenë të dobishëm për të pushtuar shumë zemra.

• Madhështia nuk duhet kërkuar në vepra të mëdha dhe në plane madhështore, por në synimin e njeriut për të fituar pëlqimin e Allahut dhe thënien e Allahut “Jam i kënaqur me ty o robi im”. • Mos e lini mbjelljen deri në sezonin e korrjes; përpjekjet tuaja në të dyja stinët do të jenë të kota!

• Një besimtar duhet ta vendosë besimin e tij në bazën e veprimit. Kur besimi dhe vepra i orientojnë ndjenjat e njeriut, qëndrimi (istikame) fillon të shfaqet në sjelljen e tij. • Nëse gabimet që bën e shqetësojnë njeriun, kjo do të thotë se ai ose ajo mund të ndajë mëkatin nga veprat e mira.

• Armiku i suksesit është prosperiteti, luksi. Suksesi i muslimanëve është i mundur vetëm duke jetuar thjesht si komando.

• Edhe pse masa paraprake nuk e ndryshon fatin, në fund i shpëton njerëzit nga gjuajtja me gurë mbi fatin.

• Ajo që është e rëndësishme në kumtim është që tema e diskutuar të jetë e sinqertë dhe e mirëpranuar. Askush nuk duhet të përpiqet t’u përcjellë asgjë atyre që janë mbi nivelin e tij, sepse ai mund të shkaktojë reagime dhe refuzim. Djali nuk duhet t’i thotë asgjë babait të tij, nxënësi mësuesit, dhe praktikanti mjeshtrit. Mosmiratimi i Ebu Talibit ndaj Pejgamberit është një çështje ku ia vlen të ndalemi...

• Besimtari është përfaqësuesi i sigurisë dhe besimit në tokë.

• E keqja mund të parandalohet duke i trajtuar në mënyrë njerëzore njerëzit e këqij që janë të mbyllur në të keqen. Duhet mbajtur mend thënia “Njeriu është rob i mirësisë”... • Shejtani shpesh i çon në rrugë të gabuar ata që nuk e jetojnë jetën e tyre në boshtin e udhëzimit. Ata që nuk janë emr bil’l-ma’ruf ne vehji ani’l-munker janë të privuar nga begatitë e shpalljes. Nuk mund të ketë absolutisht asnjë fllad frymëzimi tek këta njerëz. Ata mund të shkruajnë libra, por ato që shkruajnë janë gjëra të pajetë, të pafrytshme, të errëta. Emr bil’l-ma’ruf janë njerëzit që bëjnë nehji ani’l-munker dhe gjithmonë ka një fllad frymëzimi te ata. Kjo është arsyeja pse ne do të lexojmë, do të mendojmë dhe do të përpiqemi t’u tregojmë të gjithëve diçka që të mund të qëndrojmë gjallë në shpirtin tonë.

• Shqetësimi i çdo murshidi/udhërrëfyesi në këtë kohë duhet të jetë vetëm për kënaqësinë e Allahut (xh.sh.), dhe asnjë ndjenjë dhe mendim i kësaj bote nuk duhet të jetë synim për të. Një murshid duhet të mendojë kështu: “Nëse rruga ime përfundon në xhehennem një ditë, unë duhet të gjej një fytyrë të njohur edhe atje dhe t’ia përcjellë hakun dhe hakikatin.” Këtu është një portret i zhytur në mendime i një shërbëtorit ideal që na nevojitet në shekullin tonë.58

57 M. Fethullah Gülen, Sonsuz Nur, 1/162-164; İrşad Ekseni, fq.134-140; Asrın Getirdiği Tereddütler, 3/17-20. 58 M. Fethullah Gülen, Ölçü veya Yoldaki Işıklar, fq. 208-211.

Si e fitonte besimin e njerëzve Pejgamberi (a.s.)?

Këtu kemi të bëjmë me një moment prekës dhe një shembull i bukur nga Epoka e Lumturisë: Utba Ibn Velidi ishte një nga njerëzit më të pasur në Mekkë. Ai ishte një nga armiqtë më të mëdhenj të të Dërguarit të Allahut. Ai ishte pothuajse në fillim të çdo fitneje. Ai ishte udhëheqës kudo që kishte rebelim kundër Allahut. Në shtëpinë e këtij fatkeqi ishte një njeri i lumtur, ky ishte djali i Utbes, por ai nuk ishte aspak si ai. Ai ishte besnik ndaj të Dërguarit të Allahut dhe i hodhi poshtë të gjitha ofertat tërheqëse të bëra nga babai i tij – të mira materiale - pas shpinë.

Emri i tij ishte Hudhejfe. Babai po shtronte para tij gjithë pasurinë dhe thjesht i kërkonte të hiqte dorë nga vendimi i tij. Por me mësimin që mori nga mësuesi dhe udhërrëfyesi i tij, vendosmëria e tij ishte e paluhatur dhe besimi dhe bindja e tij ishin të forta. Çfarë tha ai kur u bë e njëjta ofertë sikurse Pejgamberit? “Nëse do të vendosësh Diellin në njërin shpatull dhe Hënën në tjetrën, unë ende nuk do të dorëzohesha”. Kjo fjalë që ai tha kishte një ndikim të tillë në ndërgjegjen dhe zemrat, saqë ishte bërë një fluks i tillë, saqë, si të gjithë sahabët, përgjigja që do të merrnin në një ofertë të tillë që i bëhej do të ishte e njëjtë. Kështu u hyri ai në zemrat e tyre dhe zuri një vend të tillë në zemrat e tyre.

Nga e kaluara në të tashmen, asgjë nuk ka ndryshuar shumë në emër të udhëzimit dhe të udhëzuesit. Këto çështje që u zhvilluan në një mënyrë tjetër dje, vazhdojnë edhe sot në një mënyrë tjetër. Prandaj, udhëzuesit dhe mësuesit duhet të ndjekin rrugën e të Dërguarit të Allahut për të hyrë në zemra. Përndryshe, çështjet e diskutuara do të mbeten gjithmonë në ajër dhe nuk do të pranohen mirë.

Kjo është një çështje strategjie për të depertuar dhe prekur shpirtërat njerëzor. Gjithmonë duhet menduar se nëse i Dërguari i Allahut nuk do të kishte mundur t’i bënte sahabët e tij ta donin aq shumë, a do të ishte e mundur që sahabët të shkonin prapa tij dhe të vinin në Bedr? Herë pas here ai u fliste atyre dhe ua nxirrte në zemra idenë e zgjedhjes së tij mbi çdo gjë tjetër.

Për shembull, ai e preku Ka’b Ibn Malikun sepse kishte mbetur prapa gjatë ekspeditës së Tebukut dhe tha: “A nuk më premtove në Akabe? Nuk do të më ndiqni kudo që të shkoj?” po thoshte ai. Ai as nuk mund t’i kundërshtojë: “Po, o i Dërguar i Allahut, premtova. Në fakt, kurrë nuk jam përgatitur për luftë aq sa jam përgatitur për sot. Por kur e shtynte sot për nesër dhe nesër për pasnesër, atëherë ditët vinin e shkonin; Nuk munda të vrapoja dhe të të arrija nga pas” dhe po i kërkonte falje të Dërguarit të Allahut. Ai u fal që tha të vërtetën dhe diti të ngulmojë në derën e së vërtetës.

Kështu duhet të hyjë udhërrëfyesi në zemrën e bashkëfolësit të tij. Kërkesat dhe pritjet e tyre duhet të jenë gjithmonë për Allahun. Domethënë, asgjë për t’u kërkuar nuk duhet të jetë në emër të vetvetes. Sipas shprehjes së Kur’anit, ata që përfaqësojnë situatën e atyre që bëjnë kërkesa në emër të tyre; faraonët, nemrudët dhe shedadët54. Megjithatë, pejgamberet i bënë të gjitha kërkesat e tyre në emër të Allahut dhe në emër të umetit të tyre. Kjo është një çështje e ndjeshme që kërkon vëmendje.

54 Shedadët apo shedadijun në arabisht, ishin një dinasti kurde që ka sundur rreth viteve 951-1174 në Armeni dhe Arran (Përkthyesi H.S).