SHEMAIL0%
SHEMAIL
PARAQITJA, JETESA, MORALI I PROFETIT MUHAMED — PAQJA QOFTË MBI TË!
Titulli origjinal: Şemail
Dr. Faruk Vural
SHEMAILI I PROFETIT TONË
Për të shkruar për zotërinë e gjithësisë, Profetin tonë paqja qoftë mbi të!, siç e thotë dhe Ai vetë, fillimisht duhet që ta duash. Sa duhet të jetë dashuria jonë për të dhe se sa të lidhur duhet të jemi me të, Ai na e tregon në një hadith të transmetuar nga Enesi (r.a.): “Nuk do të besojë asnjeri prej jush përderisa nuk më do më shumë se nënën, babanë, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”4 Deshëm ta fillonim me fjalët e një njeriu të dashur për ne. Disa rreshta nga libri “Dritë e pashuar” i të nderuarit Fethullah Gylen e shpjegojnë këtë në mënyrën më të bukur: