JETA E PROFETIT TONË TË DASHUR
Muhamedit (paqja qoftë mbi të!)
Titulli origjinal: Sevgili Peygamberimiz Hazreti Muhammed'in Hayatı (sallallahu aleyhi ve sellem)
Orhan Sezgin · Përktheu Silvester Manaj
AI KISHTE NJË FËMIJËRI NDRYSHE
Rritja e Krenarisë së Njerëzimit ishte e ndryshme nga ajo e fëmijëve të tjerë. Pllaja kishte një klimë shumë të shëndetshme për fëmijët. Rritja dhe pjekja e
Profetit tonë të Nderuar Paqja qoftë mbi Të po ndodhte shumë më shpejt se ajo e fëmijëve të tjerë që jetonin në pllajë. Ai kishte filluar të fliste që kur ishte nëntë muajsh. Ndërsa në muajin e dhjetë ishte rritur aq sa për të hedhur shigjeta bashkë me fëmijët e tjerë.
Profeti ynë i Dashur u largua prej qumështit në moshën dy vjeçare. Megjithëse ishte një fëmijë i vogël, ai ishte shumë i sjellshëm, serioz dhe me një moral të lartë.