JETA E PROFETIT TONË TË DASHUR
Muhamedit (paqja qoftë mbi të!)
Titulli origjinal: Sevgili Peygamberimiz Hazreti Muhammed'in Hayatı (sallallahu aleyhi ve sellem)
Orhan Sezgin · Përktheu Silvester Manaj
VDEKJA E PROFETIT TONË TË NDERUAR
I Dërguari i Allahut filloi të dërgonte fjalësa nëpër shtetet e tjera edhe pas marrjes së Mekës. Numri i besimtarëve po shtohej nga dita në ditë. Pak kohë pas çlirimit të Mekës, Profeti ynë i Nderuar u kthye në Medinë. Pas kësaj Medina u kthye në një vend vizitash. Njerëzit vinin në grupe për të vizituar Të Dërguarin e Allahut Paqja qoftë mbi Të! dhe për të pranuar fenë islame.
Vitet kishin kaluar shumë shpejt, e Profeti ynë tashmë ishte gjashtëdhjetë e tre vjeç. Kishte dhjetë vjet që kishte mërguar për në Medinë. Allahu e kishte zgjeruar këtë fe brenda këtyre dhjetë viteve. Ishte përulur çdo gjë që nuk i përkiste fesë.
Atë vit Profeti tha se dëshironte të kryente e haxhit. Atyre që donin ta bënin haxhin me Të, u kërkoi që të vinin në Medinë. Sakaq në Medinë ishin mbledhur më shumë se njëqind mijë myslimanë. Profeti ynë i Nderuar u nis tok me ta drejt Mekës. Në haxh Ai u kumtoi atyre hutben e famshme, që sot njihet me emrin “Hutbeja e lamtumirës”. Ai me të u mundua të përmblidhte gjithë bukuritë e Islamit. Ai u kërkoi besimtarëve që të ishin dëshmitarë se ai e kishte kryer detyrën e Tij pas asnjë lloj mangësie. Ky ishte haxhi i parë dhe i fundit që i Dërguari i Allahut bënte.
Pas haxhit, Profeti ynë i Nderuar u kthye në Medinë. Aty u përpoq me mish e me shpirt që feja e Islamit të përhapej sa më shumë. Ai vazhdoi të dërgonte fjalësa në sa më shumë prej shteteve dhe qendrave të banuara përreth. Sakaq kishte kaluar një vit dhe i Dërguari i Allahut u sëmur.
Sëmundja sa vinte e rëndohej. Kishte aq shumë temperaturë sa ata që e kontrollonin shtangnin. Ditët po kalonin me këtë sëmundje që sa vinte e përkeqësohej. Profeti kërkoi që besimtarëve në namaz t’i printe Ebu Bekri. Vetë ishte në shtëpinë e nënës sonë, Aishes. Kokën e mbante në prehrin e saj. Ishte ditë e hënë. Erdhi Xhebraili alejhiselam, engjëlli i fjalës së Allahut.
O i Dërguar i Allahut! Ke përshëndetje prej Allahut. Të pyet se si je? - e
Profeti ynë i Nderuar i tha se donte të shkonte sa më parë pranë Allahut, por Xhebraili alejhiselam kishte akoma për t’i thënë:
O i Dërguar i Allahut! Me mua ka ardhur edhe Azraili alejhiselam, engjëlli i vdekjes. Po të kërkon leje që të hyjë.
Sapo Profeti ynë i Dashur i dha leje për të hyrë, Azraili alejhiselam, tha:
O I Dërguari i Allahut! Allahu më kërkoi që t’i bindem plotësisht fjalës sate. Nëse do, do të ta marr tani jetën, nëse jo, atëherë do të të lë të vazhdosh të jetosh.
Tani Profeti ynë i Dashur po shihte nga Xhebraili alejhiselam, i Cili i kishte sjellë Fjalën e Allahut për vite me radhë. Sapo Xhebraili i tha: “O i Dërguari i Allahut! Bota e engjëjve është duke të pritur.”, Profeti ynë i dashur i kërkoi Azrailit që të kryente detyrën.
Shpirti, jeta dhe çdo gjë që kemi të shtrenjtë i qoftë falë Atij! Mbreti i profetëve e zhyti dorën në enën e ujit që kishte pranë. Gishtat e lagur i kaloi nëpër fytyrë dhe ia dorëzoi shpirtin e Tij Allahut Mëshirëplotë me sytë e hedhur nga tavani i shtëpisë.
O Allah, mos na ndaj ne nga rruga e Profetit Muhamed! Na i bëj të mundur ta jetojmë ashtu siç duhet fenë që Ai na i solli! Na e jep, O Allah, mundësinë që të shkojmë pranë Tij në Xhenet! Që t’i ngjajmë veç Atij dhe veç Atë të marrim si shembull në jetën tonë! Amin. Amin. Amin.
“Allahumme sal’li ala sejjidina Muhammedin ue ala ali sejjidina Muhammed!”