JETA E PROFETIT TONË TË DASHUR
Muhamedit (paqja qoftë mbi të!)
Titulli origjinal: Sevgili Peygamberimiz Hazreti Muhammed'in Hayatı (sallallahu aleyhi ve sellem)
Orhan Sezgin · Përktheu Silvester Manaj
PROFETI YNË KTHEHET PRANË NËNËS SË TIJ
Halimeja me Harithin e prunë Profetin tonë të Nderuar Paqja qoftë mbi Të! tek nëna e tij, në kohën që Ai sapo kishte mbushur katër vjeç, e mandej ata u kthyen të pikëlluar për në shtëpinë e tyre.
Tashmë Krenaria e Njerëzimit ishte pranë nënës së Tij. Nëna jonë Amina, e cila e kishte humbur bashkëshortin e saj në kohën që sapo ishte martuar, tashmë kishte veç të birin që ta qetësonte. Ndërkohë ajo mundohej me mish e me shpirt që t’ia bënte sa më pak të ndjeshme mungesën e të atit.
Tashmë Ai ishte gëzimi, hareja dhe begatia e shtëpisë. Mbi të gjitha pastërtia, që ai ishte aq shumë i merakosur. Të gjithë e vlerësonin shumë respektin që Ai kishte për më të mëdhenjtë. Nuk i trembej kurrë sakrificave për shokët e tij. Ishte një privilegj të luaje, shëtisje apo të bisedoje me të.